Politike

‘Allahile, Hashim e ka emrin Liria a?’/ Ish deputeti i Kosovës reagon pas postimit të Edi Ramës

  • “Liria ka emër”, Rama poston foton e Thaçit veshur me uniformën e UÇK
  • Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci e ka komentuar deklaratën e fundit te Rames.
    Featured image of article: ‘Allahile, Hashim e ka emrin Liria a?’/ Ish deputeti i Kosovës reagon pas postimit të Edi Ramës Gani Geci

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama e quan Hashim Thaçin si simbolin e lirisë së Kosovës. Këtë e bëri publike ditën e djeshme në Facebook ku shkroi: Liria ka emër!

    Mirëpo ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci e ka komentuar atë deklaratë duke thënë “Allahile Hashim e ka emrin Liria a?”.

    Geci ka dashur që emri iThaçit të ishte shkruar nga kryeministri, e jo të lihej të nënkuptohej.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi. Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

    (A.B)/Dosja.al

     

    Shto Koment