Showbiz

Alkool dhe drogë, Brad Pitt ka rrëfyer të VËRTETËN e ndarjes me Angelina Jolie, ana e errët e aktorit: 12 orë duke pirë

Brad Pitt ka zbuluar anën e tij të errët të varësisë ndaj drogës dhe alkoolit, duke lënë të nënkuptohej se kjo ishte dhe një nga arsyet që çoi drejt ndarjes me Angelina Jolie.
Featured image of article: Alkool dhe drogë, Brad Pitt ka rrëfyer të VËRTETËN e ndarjes me Angelina Jolie, ana e errët e aktorit: 12 orë duke pirë Aktorët, Angelina Jolie dhe Brad Pitt.

Në një intervistë jashtëzakonisht të sinqertë Brad Pitt ka rrëfyer anën e errët të tij, të abuzimit me alkoolin dhe drogën. Aktori ka treguar se s’i e kaloi një vit e gjysmë në rehabilitim, me kërkesë të ish-bashkëshortes së tij, e më pas erdhi kërkesa për divorc.

Pitt foli me New York Times për të promovuar filmin e tij të ardhshëm Ad Astra, në të cilin ai interpreton si një astronaut që udhëton hapësirë ​​në kërkim të babait të tij.

Aktori u detyrua të ballafaqohej me dobësitë e veta pas marrëdhënies së tij 11-vjeçare me Jolie, e cila përfshinte pesë vjet martesë dhe mori fund në shtator të vitit 2016.

Jolie, të cilës i kishte sosur durimi me varësinë e bashkëshortit të saj ndaj alkoolit dhe drogës, mori vendimin për t’i dhënë fund një martese 11-vjeçare duke mbajtur nën kujdestari 6 fëmijët e saj.

Mediat amerikane njoftuan se momentet e fundit para ndarjes së tyre ishin gjatë një fluturimi 12-orësh nga Franca për në Los Anxheles, gjatë së cilës Pitt pinte aq shumë dhe një Jolie e irrituar kërkoi divorcin.

Fundi i martesës së aktorit e bëri atë të reflektojë dhe të bashkohej me një grup të gjinisë mashkullore të “Akoolistëve Anonimë”, për të bërë seanca rehabilitimi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“I kisha marrë gjërat për aq sa mund t’i shfrytëzoja, kështu që hoqa privilegjet e mia për të pirë. Përballë kisha këta burra të ulur, që ishin aq të sinqertë dhe të ndershëm në atë që rrëfenin, në një mënyrë që nuk kam dëgjuar kurrë më parë. Në të vërtetë ishte vërtet çliruese vetëm për të ekspozuar anët e shëmtuara të vetvetes,”- është shprehur Brad Pitt gjatë intervistës.

Rrëfimi i sinqertë nxorri në pah dhe arsyen e vërtetë të krisjes dhe më pas ndarjes definitive mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt.

Burimi: news.com.au

(R.L/Dosja.al)

                                                                                                                          

Shto Koment