RajoniShowbiz

Alketa Vejsiu nuk i ndahet më Sanremo-s! Rikthehet sërish vitin që vjen, prezantohet me një rol tjetër. Ka skenën gjithë për vete…

Për Alketën parashikohet një hapësirë ​​vetjake, të cilën prezantuesja do të mund të shfrytëzojë sipas dëshirës, ​​brenda njërës nga 5 mbrëmjet e Festivalit.
Featured image of article: Alketa Vejsiu nuk i ndahet më Sanremo-s! Rikthehet sërish vitin që vjen, prezantohet me një rol tjetër. Ka skenën gjithë për vete… Alketa Vejsiu

ITALI– Alketa Vejsiun me siguri do ta shikojmë në Sanremo 2021, të paktën kështu shkruan e përjavshmja ‘Chi’ këto ditë. Në faqet e revistës lexojmë se prezantuesja shqiptare do të kthehet në Festival vitin e ardhshëm me një rol të sajin ende të pazbuluar.

Dhe jo në krah të Amadeos, por për Alketën parashikohet një hapësirë ​​vetjake, të cilën prezantuesja do të mund të shfrytëzojë sipas dëshirës, ​​brenda njërës nga 5 mbrëmjet e Festivalit.

Prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu, e pranishme vitin e kaluar në Festivalin e Sanremos, do të jetë në mesin e aktorëve edhe në edicionin tjetër, me një rol të vetin”, lexohet në faqet e së përjavshmes Chi- shkruan Optimagazine.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ende nuk bëhet e ditur se cli do të jetë roli i Alketës në festivalin e ardhshëm të Sanremos në vitin 2021, por e sigurt është që moderatorja po ‘korr’ suksese të mëdha edhe jashtë vendit.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment