Showbiz

‘Xhemile, të konkuroj në prezantim’/ Alketa Vejsiu i nxorri foton e vjetër, Xhemi Shehu i kthen reston moderatores: Mos të ngjaj si gagaçe, s’e kam mendjen tek look-u

Sot e ftuar në “Ftesë në 5”, Xhemi Shehu ia ka kthyer reston si gjithmonë me të qeshur dhe me batutë. Teksa Bieta Sulo po e pyeste atë dhe Salsano Rrapin se çfarë duhej secili që të rregullonte tek vetja, aktori tha se ajo duhet të kujdesej më shumë për veten pasi fokusin kryesor e kishte tek fjala.
Featured image of article: ‘Xhemile, të konkuroj në prezantim’/ Alketa Vejsiu i nxorri foton e vjetër, Xhemi Shehu i kthen reston moderatores: Mos të ngjaj si gagaçe, s’e kam mendjen tek look-u Alketa Vejsiu dhe Xhemi Shehu

TIRANË- Prezantimi i Festivalit të 58-të të RTSH-së nga moderatorja Alketa Vejsiu u pasua me shumë zhurmë. Ndaj saj nuk munguan as thumbat nga koleget, të cilat e ironizuan lidhur me ndërrimin e shpeshtë të fustaneve.

Kritikat, asokohe, Alketa nuk i priti fare mire, duke u marrë më pas personalisht me të gjitha ato që e kishin kritikuar duke e tejkaluar edhe masën e humorit.

Lidhur me Xhemin, në profilin social të revistës “Class” në Instagram ajo shkruante se Xhemi e qan rolin e “Gagaçes”, rol të cilin e ka luajtur Salsano Rrapi në “Portokalli”. 

Sot e ftuar në “Ftesë në 5”, Xhemi Shehu ia ka kthyer reston si gjithmonë me të qeshur dhe me batutë. Teksa Bieta Sulo po e pyeste atë dhe Salsano Rrapin se çfarë duhej secili që të rregullonte tek vetja, aktori tha se ajo duhet të kujdesej më shumë për veten pasi fokusin kryesor e kishte tek fjala. Me shpoti, Xhemi u ‘justifikua’ se kujdesej më shumë për atë që do të thoshtë apo nuk donte që të ngjante ashtu siç e kishte ‘profilizuar’ Alketa.

Shiko minutën e 2

 

PJESË NGA EMISIONI:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Salsano: Unë nuk besoj se ka një moderatore në Shqipëri që nuk e vret mendjen fare për look-un e saj e sesi duket me veshjen.

Xhemi: Nuk mendoj se është gjë e mirë kjo në fakt duhet ta vras pak mendjen. Duhet ta vë edhe pak make-up

Salsano: Kjo tregon se ti nuk ke prioritet atë që do veshësh sesa atë që do thuash.

Xhemi: Jo nuk e kam. Tek fjala e kam që mos të ngjaj si gagaçe…*qesh

(k.m./dosja.al)

Shto Koment