ShowbizTelevizion

Alketa Vejsiu: Unë haja bukë me vaj ulliri, Shqipëria më bëri këtë që jam

Alketa ka thënë megjithatë se Shqipëria është pjesë e saj, dhe shtoi se në të shkuarën ka konsumuar bukë me vaj ulliri.
Featured image of article: Alketa Vejsiu: Unë haja bukë me vaj ulliri, Shqipëria më bëri këtë që jam Alketa Vejsiu, moderatore

TIRANË- Alketa Vejsiu, një nga prezantueset e këtij edicioni të Sanremo-s, ka thënë se me pjesëmarrjen në këtë festival ka plotësuar ambicien personale të saj. Alketa ka thënë megjithatë se Shqipëria është pjesë e saj, dhe shtoi se :

Unë vajta me Shqipërinë me vete për ambicien personale të Alketës, se haja bukë me vaj ulliri se nuk do veja kurrë unë atje nëse nuk do të vija nga Shqipëria. Mua ky vend më bëri, dhe unë vajta më krenare se kurrë. E kam merituar me punën time. Shqiptarët e tjerë ma kishin shtruar rrugën. Unë jam unë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Alketa Vejsiu është e para moderatore shqiptare që iu besua drejtimi i spektaklit më të ndjekur të muzikës italiane, “Sanremo”. Ajo prezanoi krah Amadeus në natën e tretë të këtij festivali, ku bashkëprezantues ishin edhe Roberto Benigni me Georgina Rodriguez, partneren e futbollistit Cristiano Ronaldo.  Prezantuesja Alketa Vejsiu, ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, për shkak të fustaneve që ndërroi dhe për faktin që këndoi disa herë gjatë prezantimit, por po bën edhe xhiron e mediave italiave pas spektaklit ‘Sanremo’.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment