Politike

Aliu tregon gabimet e Haradinajt që i dhanë fitoren Kurtit: Zgjodhi armë të na godiste por i kushtoi shumë

Sipas Aliut, Haradinaj ka bërë tre gabime që I kanë dhënë gabimet Albin Kurtit.
Featured image of article: Aliu tregon gabimet e Haradinajt që i dhanë fitoren Kurtit: Zgjodhi armë të na godiste por i kushtoi shumë Kurti, Aliu dhe Haradinaj

TIRANË–  Falja e territorit Malit të Zi, skandalet e korrupsionit dhe aleanca me PSD, janë tre arsyet kryesore, sipas Liburn Aliut, Anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes, që çuan në humbjen e Ramush Haradinajt.

I ftuar në “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv, Aliu tha se këto tre motive, i kanë lënë në hije përballë elektoralit dy vendimet më të drejta të Haradinaj, taksa ndaj mallrave serbe dhe krijimi i ushtrisë.

Qytetarët nuk falin lehtë, nuk harrojnë. Janë shumë të kthjellët. I dhanë mesazh të qartë që PDK dhe AAK që nuk mund të tallen me qytetarët, që u kanë dhënë territor, në emër të vizave u ka dhënë territor Malit të Zi. Haradinaj këmbëngulte në fillim, por sapo erdhi në qeveri u dha territor Malit të Zi. Për mua ka qenë tepër problematike. Nuk mund të japësh territor me premtimin se do ta rikthej.

Vendimi për ushtrinë ishte i drejtë dhe ai i taksës, që u bënë pas dhënies së territorit. Kishte nevojë që ta kalonte disi çështjen e territorit., prandaj i mori këto vendime. Çështja e taksës shkon ndërsa e territorit jo. Futja e mallrave serbe në kontrabandë, e vinte në pikëpyetje, por sërish ishte pozitive. Gjithashtu edhe skandalet korruptive. Nga ana tjetër, bëri gabim edhe në fushatë. Bëri koalicion me PSD (12 deputetë që u shkëputën nga VV) dhe ia dha të gjithë PR e fushatës. Ato ishin faktori më agresiv për VV brenda Kuvendit. AAK zgjodhi si një armë për të na goditur ne, por kjo i kushtoi shumë atyre. Kjo e forcoi më tej pozitën tonë”, tha Aliu.

Marrë nga Shqiptarja.com

(f.m/dosja.al)

Shto Koment