Aktualitet

Alimehmeti: Çdo ditë që kalon, jemi afër imunitetit të tufës. Brataj: Vaksina nuk të garanton se s’do infektohesh me COVID

Përballë ekspertëve të fushës, në ‘Real Story’ Alimehmeti tha se për të vërtetuar këtë gjë nevojitet studim.
Featured image of article: Alimehmeti: Çdo ditë që kalon, jemi afër imunitetit të tufës. Brataj: Vaksina nuk të garanton se s’do infektohesh me COVID Ilir Alimehmeti

TIRANË– Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti deklaroi se çdo ditë që kalon, vendi ynë është afër imunitetit të tufës sa i takon infektimeve me koronavirus.

Përballë ekspertëve të fushës, në ‘Real Story’ Alimehmeti tha se për të vërtetuar këtë gjë nevojitet studim.

“Çdo ditë që kalon je më afër imunitetit të turmës. Përqindja rritet çdo ditë. Me vaksinime dhe rastet e reja. Po i afrohemi këtij imuniteti. Por se kur mund t’i afrohet, kjo kërkon studim. Është studim serologjik. Se nga erdhi, rëndësi ka që të shkojmë deri aty. Edhe në ditët që do ta arrijmë imunitetin e turmës, prapë do kemi raste. Nuk është 100% imuniteti nga vaksina, por s’do kemi valë epidemike të forta.”, tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se vaksina anti-covid nuk garanton që mos të infektohesh me COVID-19. “Fakti që e bën vaksinën, nuk të garanton se nuk sëmuresh.”, pohoi ai.

Marrë nga Balkanweb

Një Koment në “Alimehmeti: Çdo ditë që kalon, jemi afër imunitetit të tufës. Brataj: Vaksina nuk të garanton se s’do infektohesh me COVID

  1. Vaksina nuk garantin qe nuk semuresh. Nuk eshte imuniteti nga vaksins etj. etj
    Po atehere pse e bejne kete vaksine?
    Pse ata qe nuk jane vaksinuar privohen ngs te drejtat e tyre?
    Keta jane “ekspertet e fushes”. Mbase jane tr fushes se druve, se nga mjekesia e ndriten.

Shto Koment