Politike

Mblidhet komisioni për shkarkimin e Metës, Alimadhi debat me Manjën: Të marrim në pyetje dhe krerët e institucioneve të tjera

Opozita ka kundërshtuar rendin e ditës që ishte përcaktuar më herët. Deputeti Adriatik Alimadhi kërkoi që të gjitha institucionet që kanë rrëzuar aktet e Presidentit, duhet të ishin përpara këtij komisioni dhe kërkesa e tij u mbështet dhe nga nënkryetari Alban Zeneli.
Featured image of article: Mblidhet komisioni për shkarkimin e Metës, Alimadhi debat me Manjën: Të marrim në pyetje dhe krerët e institucioneve të tjera Komisioni Hetimor

TIRANË- Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është mbledhur sot ku do merret në pyetje kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Opozita ka kundërshtuar rendin e ditës që ishte përcaktuar më herët. Deputeti Adriatik Alimadhi kërkoi që të gjitha institucionet që kanë rrëzuar aktet e Presidentit, duhet të ishin përpara këtij komisioni dhe kërkesa e tij u mbështet dhe nga nënkryetari Alban Zeneli.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga ana tjetër, kryetari i këtij Komisioni, Ulsi Manja ,i ka shtuar objektit të hetimit edhe shkeljet e Kushtetutës nga Presidenti për emërimet në Gjykatën Kushtetutese. Dhe në fund rrëzoi kërkesën e Alimadhit për të thirrur dhe përfaqësues të institucioneve të tjera.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment