LIVE UPDATES
Editorial

Alibitë e Ramës për COVID-in, versioni i shëmtuar i Maleficentit

11 Nëntor 2020, 13:17 Nga DOSJA
Alibitë e Ramës për COVID-in, versioni i shëmtuar i

Edi Rama e ka gjithmonë një mënyrë për t’i ikur përgjegjësisë së Kryeministrit. Një skemë e lodhur në më shumë se 7 vite, që vazhdon të përsëritet; shan opozitën, përmend gogolin (Saliun) dhe mbledh si makinë mbeturinash, gjithë të këqijat e botës për të justifikuar të pëgërat e tij.

Kështu sot, e legjitimoi vetëvrasjen, e normalizoi atë, madje e bëri shembull frymëzimi edhe për të tjerët, duke e nxjerrë Shqipërinë me rastin më të ulët në Botë. Prej 24 orësh ai dhe mediat e tij, bërtasin për 71 vetëvrasjet e Italisë, nxjerrin shifrat e Ukrainës dhe Rusisë dhe fajësojnë opozitën për atë që po ndodh nëpër spitale.

Kur Elisa Spiropali tronditi të madh e të vogël, duke e justifikuar përdhunimin e adoleshentes në një shkollë të Kavajës me shprehjen “ndodhin në gjithë botën, janë bërë edhe filma”, të gjithë e menduan të kryeqëzuar nga shefi për gafën. Sot, pas konferencës së shtypit, janë të gjithë të lehtësuar për fatin e Elisës. Ajo nuk ishte gafë e izoluar e ministres së zellshme, por një strategji e drejtuar nga vetë Kryeministri.

Strategji tashmë tipike e Rilindjes, që mbledh shembujt më të këqinj të botës për të justifikuar paaftësinë dhe keqqeverisjen. Nuk tha asgjë për situatën jashtë kontrollit, për faktin që është i fundit në Europë dhe ndër të fundit në botë për testime, për tamponët që shpërndahen me mik në spitalet publike dhe përgjigja nuk merret dot as me mik për 1 javë, për kostot e kurimit mbi 1 mijë në një vend me pagë mesatare më pak se 500 euro, për ekonominë që lëngon dhe njerëzit që vuajnë për nevojat minimale.

Justifikoi skandalin e përdorimit të ambulancave për kurim me radhët e ambulancave në Itali.

Merr vetëvrasjet e Italisë, therrjet e Anglisë, vrasjet e SHBA-së, përdhunimet e Francës, filmat e Hollivudit, dokumentarët e Netfliksit për të justifikuar dëmet që po i sjell vendit. Çdo gjë e keqe që ndodh në Shqipëri, ka një të ngjashme në Perëndim. A është e njëjta gjë për të mirat?

Nëse Itali me 71 vetëvrasje ka ndihmuar qytetarët me 7 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto dhe shqipëria me 0.9 për qind, a duhet përmendur? Nëse Italia ka investuar direkt 110 miliardë euro dhe Shqipëria 110 milionë a duhen krahasuar shifrat?

Nëse garancia sovrane e Italisë është 25 për qind e PPB dhe e Shqipërisë 1.9 për qind a duhet ta krahasojmë?  Në vend të këtyre shifrave, Edi Rama jep vetëvrasjet në shtëpi, fotografi ambulancash dhe spitalesh plot dhe pastaj deputetë që deklarojnë se Shqipëria është 10 herë më mirë se Gjemrania dhe 60 herë më mirë se Italia.

Njësoj siç tha me gojën e tij se Gjermania ka ligj anti-demokratik për mediat, ndërsa projekti i tij për censurën është demokratik, njësoj siç justifikoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor me modelin e Austrisë, Belgjikës dhe Kroacisë dhe dhjetra raste të tjera, ku e keqja është ndarë me kujdes nga e gjitha dhe është sjellë në Shqipëri si model.

Duket sikur Edi Rama është mandatuar për të mbledhur në 28 mijë metra katror të këqijat e të gjitha vendeve, madje edhe fantazitë dhe trillimet më ekstreme të filmave komercialë.

Me bilancin tragjik të dështimit përballë pandemisë, me bilancin dramatik të dështimit me sektorët strategjiikë dhe bilancin komik të dështimit të ëndrrës diktaroiale, kërkon shpëtim vetëm tek e keqja, tek propagandimi i saj tek të tjerët, tek krahasimi i të keqes më të vogël, jashtë dhe brenda vendit.

Duhet të urojmë që të mos e ketë me qejf Maleficentin, tani që ka fituar eksperiencë në aktrim. Version i Maleficentit – kryeministër do të tejkalonte edhe fantazinë më të çmendur të “Marvel movies”.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial edi rama rama me gazetaret 11 nentor 2020 edi rama rama me gazetaret 11 nentor 2020

Sondazh

Poll
Editorial 10 Nëntor 2020, 15:29

Refuzimi i Drejtësisë si qëndrim nacionalist

Gjyqi në Hagë për ish-komandantët e UÇK-së që drejtojnë Partinë Demokratike të Kosovës, ka nxitur një reagim pothuajse të unifikuar në Shqipëri. Nga njër...

Editorial 9 Nëntor 2020, 08:11

Bideni – shpresë për BE

SHBA– Sa keq që Ursula von der Leyen nuk hap shishet e shampanjës. Presidentja e Komisionit të BE i ka të gjitha arsyet për ta tundur duke festuar këtë fundjavë...

Editorial 7 Nëntor 2020, 10:42

Ekonomia nuk zhvillohet me koncesione

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë. Bujqësia kontribuon në gati 19% të asaj që prodhon ekonomia në një vit, nga rreth 2%, që është mesatarja europiane....

Editorial 4 Nëntor 2020, 12:44

ANALIZA: A mund të “vidhen” zgjedhjet në SHBA?

Donald Trump shpalli në mënyre të parakohshme fitoren në garën në zgjedhjet presidenciale në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ndërkohë që dhjetëra milio...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni