LIVE UPDATES
Politike

Alibeaj: Rama të bëjë transperente procedurat për 4 tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë, sa është vlera dhe si u zg

6 Prill 2020, 15:17 Nga DOSJA
Alibeaj: Rama të bëjë transperente procedurat për 4 tenderat

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të jetë transparent në lidhje me tenderat e krye ra nga Ministria e Shëndetësisë. Një një deklaratë për mediat, Alibeaj u shpreh se më 21 mars dhe më 3 prill Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që me tender sekret 24 orësh të furnizohet me mjete mbrojtëse për stafet shëndetësore, të blejë kite për laboratorin e QSUT-së, të trajtojë mbetjet spitalore të pacientëve me COVID 19, të blejë respiratorë për të rritur dhe fëmijë. Sipas Alibeajt,Qeveria shqiptare ka përdorur situatën e epidemisë për të fshehur paratë që ka shpenzuar për të blerë disa pajisje mjekësore dhe duhet të tregojë transparencë në lidhje me këto tendera.

Deklarata e plotë 

Ministria e Shëndetësisë ka klasifikuar si sekret shtetëror 4 tendera të kryer me urgjencë për blerjen e këtyre pajisjeve. Në datën 21 Mars dhe 3 prill, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që me tender sekret 24 orësh:
• të furnizohet me mjete mbrojtëse për stafet shëndetësore
• të blejë kite për laboratorin e QSUT-së,
• të trajtojë mbetjet spitalore të pacientëve me COVID 19,
• të blejë respiratorë për të rritur dhe fëmijë.

Për të gjitha këto, Partia Demokratike kishte kërkuar që në muajin shkurt të merreshin masa, por qeveria bëri të vetmen gjë që di të bëjë mirë: Kryeministri në fillim u tall dhe pastaj gënjeu se kishte gjithçka duhej për përballimin e situatës. Por disa javë më vinë qeveria urdhëroi blerjet urgjente dhe i klasifikoi ata si sekret shtetëror. Kjo do të thotë se opinioni publik nuk duhet të dijë, nëse qeveria i ka shpenzuar paratë e tyre në mënyrë të ndershme apo jo. Duke klasifikuar tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë për COVID 19 si sekret, mungesa e transparencës është skandaloze:

• Ka zero të dhëna si u përzgjodhën kompanitë fituese.
• Ka zero informacion për ofertat e kompanive.
• Ka zero informacion për kriterete cilësisë së mallit të blerë.

Urdhri i Edi Ramës për klasifikimin sekret të tenderave të Ministrisë së Shëndetësisë do të thotë se shqiptarët nuk lejohet të dinë sa lekë kushtuan 3 kontratat e miratuara më datë 3 Prill. Duke ndaluar çdo informacion për këto tendera askush nuk llogarit dot sa kushtuan gënjeshtrat e Edi Ramës në muajin shkurt dhe mars se Shqipëria ishte e mirëpajisur dhe e përgatitur për epideminë. Edi Rama ka sot rastin të përgjigjet për disa pyetje të thjeshta:

1. Pse nuk lejon të bëhen transparente procedurat për 4 tenderat e Ministrisë së Shëndetësisë?
2. Sa është vlera e tenderave të shpallur sekret dhe kush ka paraqitur oferta?
3. Ku e cënon sigurinë kombëtare transparenca për blerjen e respiratorëve, të kiteve për testim, të mjeteve mbrojtëse për stafin shëndetësor apo kush do të trajtojë mbetjet spitalore. Sigurisë kombëtare nuk i vjen asnjë rrezik nga transparenca. Antivirusi më i mirë për vjedhjen e lekëve të shqiptarëve është transparenca! Partia Demokratike i bën thirrje Qeverisë të bëjë menjëherë publike dosjet e prokurimit të këtyre 4 tenderave dhe të bëjë transparencë para qytetarëve për milionat e eurove që po fshihen si kontrata sekrete. Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion SPAK duhet urgjentisht të verifikojnë këto procedura prokurimi dhe të vendosin përpara përgjegjësisë ligjore këdo që abuzon me paratë e shqiptarëve, që janë sot edhe më të varfër për shkak të krizës së rëndë të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Të dashur bashkëqytetarë, Të abuzosh me tenderat apo të paracaktosh fituesit e tyre është krim në çdo kohë. Por ta bësh këtë në kohën kur rrezikohet shëndeti, jeta dhe puna e qytetarëve kjo është më shumë se kriminale. Është antinjerëzore.

Ndërkohë Shqipëria vijon luftën me Covid-19. Numri i të infektuarve ka shkuar në  377 persona dhe deri më tani janë shënuar 22 viktima. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Harta e rasteve të reja është zgjeruar sot në Tiranë, Shkodër dhe në Has. Deri më tani në Shkodër janë shënuar 6 raste të reja, mes tyre dhe një infermier që mund të ketë infektuar dhjetra persona të tjerë.

 (f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama enkelejd alibeaj tenderat e ministrise se shendetesise edi rama enkelejd alibeaj tenderat e ministrise se shendetesise

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni