PolitikeRajoni

Negociatat/ Ish-kryeministri grek Tsipras në Paris: Çelja e bisedimeve për Shqipërinë të miratohet në mars, japin ‘ok’ nëse na respekton minoritetin

Kreu i partisë SYRIZA dhe ish-kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras ka thënë sot në Paris se zgjerimi duhet të fillojë menjëherë me Maqedoninë e Veriut dhe më Shqipërinë, por vetëm me kushtin nëse kjo  e fundit do t’i përmbushë detyrimet e saj në lidhje me pakicën greke në vend.
Featured image of article: Negociatat/ Ish-kryeministri grek Tsipras në Paris: Çelja e bisedimeve për Shqipërinë të miratohet në mars, japin ‘ok’ nëse na respekton minoritetin Aleksis Tsipras dhe Edi Rama

FRANCË– Kreu i partisë SYRIZA dhe ish-kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras ka vënë në dukje rëndësinë e pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Tsipras ka thënë sot në Paris se zgjerimi duhet të fillojë menjëherë me Maqedoninë e Veriut dhe më Shqipërinë, por vetëm me kushtin nëse kjo  e fundit do t’i përmbushë detyrimet e saj në lidhje me pakicën greke në vend.

Në fjalën e tij në Senarin e Francës, Tsipras theksoi se problemi i Evropës nuk është se zgjerimi dhe se BE duhet të tregojë se i mbështet të gjitha vendet e guximshme që marrin përsipër që të bëjnë reforma.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“BE nuk mund të ketë rol gjeopolitik ndërkombëtar dinamik nëse nuk aplikon një strategji të besueshme në rajonin e saj, duke mbështetur plotësisht Marrëveshjen e Prespës. Periudha pas ngrirjes së procesit të integrimit të vendeve Ballkanike, në vitin 2014, shkaktoi destabilizim në rajon dhe fuqizimin e fuqive të treta në dëm të BE-së. Duhet shfrytëzuar dinamika e Marrëveshjes së Prespës, që ngjalli një tjetër impakt në Shqipëri dhe në dialogun me Kosovën, ndryshe BE do të përballet me situata shumë më problematike, destabilizimin e rajonit, ndërsa do të shtohen ndjeshëm emigrantët e Ballkanit Perëndimor në Europë. Kohezioni i BE-së dhe procedurat integruese rezultative amplifikohen me fuqizmin e metodologjisë, sipas propozimeve zyrtare të BE-së, bazuar në vlerat dhe parimet europiane për një Europë më sociale, jo me pezullimin e integrimit. BE duhet të mbështesë liderët dhe popujt e rajonit, sidomos kur janë të gatshëm të marrin vendime të guximshme e të zbatojnë reformat, në rast të kundërt thjesht ofrojmë hapësirë e justifikueshme për nacionalizmin dhe autoritarizmin”, ka deklaruar ndër të tjera, Tsipras.

Greqia, si anëtare e Bashkimit Europian, e ka bërë të qartë se do të japë “Po-në” e saj për sa kohë Shqipëria respekton të drejtat e komunitetit grek në vend. Në mbledhjen e fundit të BE-së, vendet skeptike ndaj pranimit të Shqipërisë ishin Holanda, Franca dhe Danimarka.

(k.m.dosja.al)

Shto Koment