Dikur

Aleksandër Moisiu, aktori i madh shqiptar që emocionoi Franz Kafkën… flirti me mbesën e Tolstoit dhe varrosja nën tingujt e Bethovenit

FOTO
Megjithëse i krishterë, Moisiu shpesh etiketohej si hebre ose me prejardhje të pjesshme hebraike për shkak të emrit të tij dhe marrëdhënies miqësore me aktorët e tjerë hebrenj në një kohë kur antisemitizmi ishte në rritje.
Featured image of article: Aleksandër Moisiu, aktori i madh shqiptar që emocionoi Franz Kafkën… flirti me mbesën e Tolstoit dhe varrosja nën tingujt e Bethovenit Aleksander Moisiu

Aleksandër Moisiu, lindi më 2 prill të vitit 1879 në Trieste. I biri Moisi Moisiut, tregtar vaji e mielli nga Kavaja dhe Amalia de Rada, arbëreshe nga Trieste, bijë e një doktori fiorentin. Pas femijërisë së ndarë sa në Durrës, Trieste dhe Grac të Austrisë, pasi prindërit jetonin të ndarë pas disa dështimeve në tregti të të atit, vendoset në Vienë me nënën dhe dy motrat. Me mbështetjen e aktorit austriak Josef kainz, Aleksandri i ri filloi karrierën si një nga aktorët më të mëdhenj të skenës europiane të fillimshekullit XX.

Luajti në Teatrin gjerman të Pragës, dhe në atë të Berlinit, në Venecia dhe Shën Petersburg. Luajti në skenat europiane dhe amerikane. Më 1914 mori nënshtetësinë gjermane. Roli më i spikatur ishte Fedja tek “Kufoma e gjallë” e Tolstoit që u luajt rreth 1400 herë nga Moisiu. Flitet dhe për një flirt të Aleksandrit me mbesën e shkrimtarit të madh rus.

Aleksander Moisi

Megjithëse i krishterë, Moisiu shpesh etiketohej si hebre ose me prejardhje të pjesshme hebraike për shkak të emrit të tij dhe marrëdhënies miqësore me aktorët e tjerë hebrenj në një kohë kur antisemitizmi ishte në rritje. Aleksandër Moisiu vdiq në Vienë dhe u varros mbuluar me flamurin italian nën tingujt e Bethovenit. “Zëri dhe gjestet e Moisiut na paraqitën diçka të paparë deri më tani në skenën evropiane.” – citohet Franz Kafka të ketë thënë për Aleksandër Moisiun. Kurse Luigji Pirandelo thotë: Unë e përshëndes Aleksandër Moisiun të cilit i jam përgjithmonë mirënjohës, si një nga interpretuesit më të shkëlqyer të personazheve të mi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në foto Aleksandër Moisiu në rolin e tij si oficer britanik në “Die andere Seite” në vitin 1935

Përpunuar me ngjyra për Dosja.al nga Suad Barbullushi

Shto Koment