Aktualitet

DOSJA E PLOTË/ Jo vetëm Eleni Topaloudi! Si u përdhunua vajza greke me aftësi të kufizuara nga shqiptari Luca, si e morën zvarrë dhe e dhunuan në vendin e shkretë (Veprimet sadiste)

Vajza, e cila fatmirësisht nuk e kishte fatin e Elenit, ka treguar gjithë çfarë ka përjetuar në natën e 1 dhjetorit 2018 kur e tërhoqën zvarrë në një zonë të shkretë në ishullin e Rodosit dhe e dhunuan.
Featured image of article: DOSJA E PLOTË/ Jo vetëm Eleni Topaloudi! Si u përdhunua vajza greke me aftësi të kufizuara nga shqiptari Luca, si e morën zvarrë dhe e dhunuan në vendin e shkretë (Veprimet sadiste) Aleksandër Luca

GREQI– Vijon beteja ligjore e të riut shqiptar, Aleksandër Luca. Pasi u dënua me burg përjetë, plus edhe 15 vite, për përdhunimin dhe vrasjen e studentes 21-vjeçare, Eleni Topaloudi. Shqiptari akuzohet edhe për abuzimin e një vajze me aftësi të kufizuara, bashkë me 23-vjeçar, i cili i përkiste komunitetit rom.

Vajza, e cila fatmirësisht nuk e kishte fatin e Elenit, ka treguar gjithë çfarë ka përjetuar në natën e 1 dhjetorit 2018 kur e tërhoqën zvarrë në një zonë të shkretë në ishullin e Rodosit dhe e dhunuan. Sipas dosjes, 19-vjeçari shqiptar dhe 23-vjeçari hipën vajzën me aftësi të kufizuara në makinën e tyre dhe e çuan pranë një plazhi, ku edhe e dhunuan.

I akuzuari tjetër

Vajza fatkeqe, e cila vuan nga një çrregullim mendor dhe ka një aftësi të kufizuar mbi 67%, u përpoq të shpëtonte nga duart e të akuzuarit, por ata, duke e rrahur dhunshëm në fytyrë dhe trup, ishin të vendosur të mos e linin derisa të kryenin atë që dëshironin.

“Shqiptari, në prani të romit, duke ushtruar dhunë fizike mbi të, duke e goditur në fytyrë, por edhe duke e kërcënuar e detyruan të kryente aktin…”,-shkruhen në dosje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fakt, të dy të rinjtë nuk ishin të kënaqur me këtë, pasi disa orë më vonë e detyruan me forcë ta kthejnë në makinë dhe e çuan në vendndodhjen e shkretë për të përfunduar planin e tyre sadist. Aty, sipas aktakuzës, ajo u kërcënua dhe menjëherë pas kësaj shqiptari e goditi sërish duke e mbajtur dorën fort, në mënyrë që të mos i shpëtonte. Ndërsa i riu rom masturbohej përpara saj. Në të njëjtën kohë, shqiptari mbante me forcë kokën e viktimës, duke e detyruar atë që të kryente seks oral.

Dhuna ndaj saj zgjati disa orë, por vajza arriti të shpëtonte nga duart e tyre dhe të kthehej në shtëpi në këmbë. Rasti doli në dritë pas një hetimi nga Prokuroria e Rodosit, disa ditë pas zbulimit të vrasjes së Eleni Topaloudit. Të dyshuarit i mohojnë të gjitha akuzat për abuzim. 23-vjeçari u shpreh se vajza kishte shkuar me të me dëshirë, ndërsa shqiptari pretendon se nuk e ka prekur kurrë.

Marrë nga Espressonews.gr

(k.m/dosja.al)

Shto Koment