Politike

Aleksandër Çipa kundër paketës anti-shpifje: AMA agjenci censure, kërcënohet fjala e lirë (VD)

Çipa tha se duhet bërë çdo gjë që të zhbëhen këto ligje, asi pasi draftet kanë probleme shumë serioze dhe kthejnë cencurën në vend.

TIRANË- Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, tha se ligjet e paketës anti-shpifje janë një këcërnim për fjalën e lirë.

Çipa tha se duhet bërë çdo gjë që të zhbëhen këto ligje, asi pasi draftet kanë probleme shumë serioze dhe kthejnë cencurën në vend.

Ky ligj është një kërcënim për fjalën e lirë. Vijmë këtu në këtë takim sepse e konsiderojmë një çështje shumë të rëndësishme për pluralizmin. Asnjëherë nuk ka pasur një adresim të tillë censuruës mbi një draft të tillë siç po bën qeveria.

Ky draft mbart në vetëvete probleme shumë serioze në institucionalizmin e censurës siç është AMA, bordi i AMA ka brendinë e një agjencie censure. Investoni që të zhbëhet ky draft”, u shpreh Çipa.

Deklaratat janë bërë sot nga tryeza e organizuar nga opozita për të diskutuar për paketën anti-shpifje, e cila kundërhstohet prej tyre. Kjo pasi qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake neës”, bllokohet për një vit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment