Politike

Aleatët dalin me vendim pas takimit me Bashën: Nuk do lejojmë zgjedhje, Basha presidenti yne

Dashamir Shehi tha për mediat i cili tha se  tashmë aksioni i opozitës do të vijojnë aksionin në rrugë, dhe nuk do të lejojnë që në 30 qershor të ketë zgjedhje.
Featured image of article: Aleatët dalin me vendim pas takimit me Bashën: Nuk do lejojmë zgjedhje, Basha presidenti yne Dashamir Shehi dhe aleatët e Bashës

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me aleatët e tij, ku kanë diksutuar për vijimin e aksionit opozitar.

Pas takimit ka qenë Dashamir Shehi, ai që ka folur për mediat i cili tha se  tashmë aksioni i opozitës do të vijojnë aksionin në rrugë, dhe nuk do të lejojnë që në 30 qershor të ketë zgjedhje.

PJESË NGA DEKLARATA

Ne nuk do të lejojmqë të ketë zgjedhje në datë 30 qershor me të gjithë aksionin e mundshëm opozitar. Nga manipulimi i fakteve që nuk ka nevojë t’i bëjmë më ne, por tashmë i bëjnë vetë ndëkombëtarë, i bën gazeta me e madhe “Bild”, që tregon se merret vet Rama nuk ka më nevojë për yzmeqar poshtë tij ky me vjedhjen e zgjedhjeve. Nga kjo pikëpamje, nuk ka më moral për zgjedhje. Fatkeqësisht aksioni jonë do të spostohet në rrugë, por nuk heqim dorë as nga takimet me ndërkombëtarët, as me informacione me mediat, as me takime  në salla. Por akti kryesor është protesta e rrugës. Këtë do të vazhdojmë derisa të arrijmë një zgjidhje finale dhe pozivite për Shqipërinë, jo për ne dhe Lulzim Bashën. Siç e shikoni, me këto kushte nuk mund të bëhen zgjedhje të lira. Ky qytet mund të bëjë dhe protesta përditë, ne por protestojmë për kushte më të mira. Ky është mesazhi kryesor, këtë diskuatuam sot, dhe këtë do diskutojmë deri në fund.

Nga presidenti keni pasur një kontakt për takim?

Unë mendoj se tani presidenti ynë është Basha dhe këta të tjerët.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot ka zhvilluar një takim me aleatët dhe do të zhvillojë dhe takime me strukturat më të larta të PD. Takimi i Bashës vjen pas protestave kombëtare, ku retorika politike është rritur dhe ka arritur klumin. Nga Kryeministri është shtrirë dora për dialog, por Basha shprehet se kriza zgjidhet vetëm me ndihmën e ndërkombëtarëve.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment