Aktualitet

AMT tjetër padi në SPAK për shembjen e teatrit: U kryen veprime kriminale, shumë shpejt gjërat do lëvizin

VIDEO
AMT tjetër padi në SPAK për shembjen e teatrit. Adriana Kalaja u shpreh se janë për shembjen e Teatrit Kombëtar janë bërë veprime kriminale.
Featured image of article: AMT tjetër padi në SPAK për shembjen e teatrit: U kryen veprime kriminale, shumë shpejt gjërat do lëvizin Adriana Kalaja dhe Mehdi Malkaj

TIRANË- Aleanca për Mbrojten e Teatrit ka ngritur një tjetër padi në SPAK për Teatrin Kombëtar që u shemb mëngjesin e 17 majit. Juristja, Adriana Kalaja deklaroi për mediet se janë paditur kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ministrja Elva Margariti, dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, pasi shembja e këtij teatri është e jashtëligjshme.

“U kryen veprime kriminale. Të gjitha veprimet që janë bërë nga kryeministri, qoftë ish-ministrja Kumbaro, ministrja Margariti, drejtori i kadastrës etj kanë bërë veprime kriminale. I kemi kallëzuar për shpërdorim detyre, korrupsion, falsifikim dokumentesh dhe korrupsion pasiv. Ne shpresojmë dhe besojmë se jemi të gjithë dëshmitarë të reagimit të Parlamentit Europian. Fakti që vijmë pranë SPAK besojmë dhe shpresojmë që shumë shpejt gjërat do lëvizin dhe kemi marrë një informacion që SPAK ka nisur hetimet”, deklaroi Kalaja.

Ndërsa artisti Mehdi Malkaj u shpreh:  “Shembja e Teatrit Kombëtar ishte e dhimbshme. Ky teatër është kombëtar si nuk është i mbrojtur?! Është njësoj si të prishimin flamurin kombëtar. Ajo që është prishur në vendin tonë, nuk është rindërtuar kurrë. Por në këtë rast kam besim se do të rindërtohet kjo godinë”. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët AMT ka depozituar edhe 3 padi të tjera në SPAK për prishjen e Teatrit Kombëtar. Aleanca ka paditur 3 inxhinierët të cilët firmosën akt-ekspertimin për shembjen e godiës, si dhe nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Maznikun për shpërdorim detyre. Padia e fundit është bërë ndaj ministrit Sandër Leshaj, Erion Veliajt dhe Ardiu Veliut. Artistët janë shprehur se ata janë dhunuar ditën që u shemb teatri.

J.V/Dosja.al

Shto Koment