Aktualitet

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ndalet në Lushnje, Budina i përgjigjet Ramës: Nuk synojmë krijimin e një partie të re

VIDEO
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është ndalur në Lushnje, për të mbledhur firmat për rindërtimin e godinës.
Featured image of article: Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ndalet në Lushnje, Budina i përgjigjet Ramës: Nuk synojmë krijimin e një partie të re Edmond Budina

LUSHNJE-Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është ndalur ditën e sotme në Lushnje. Ata do të mbledhin firma për të ndërtuar Teatrin aty ku ishte dhe ashtu siç ishte. Aleanca u ka bërë thirrje qytetarëve që të firmosin peticionin. Regjisori Edmond Budina ka sqaruar se kjo lëvizje nuk synon krijimin e një partie të re, duke iu përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama. Më tej ai ka shtuar se kjo lëvizje kërkon të sjellë qytetarinë në politikën shqiptare.  Ai ka bërë thirrje që qytetarët të jenë të gjithë së bashku, ndërsa shton se protestat i bëjnë mirë vendit.

“Nuk kemi asnjë synim privat, personal ose përfitimi, sikundër i kanë ata dhe kjo ata i tremb dhe fillon nga shpifje nga më të ndyrat, kur thonë që ata po përpiqen të bëjnë një parti të re. Jo ne nuk jemi për të bërë një parti të re, parti të reja ka plot Shqipëria, ne jemi për të sjellë qytetarinë në politikën shqiptare, që të ketë një mendësi të re, të mos shkatërrojnë vlerat e kulturës shqiptare “, u shpreh Budina

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit ka nisur mbledhjen e firmave nga Tirana, ndërsa më pas ka shkuar edhe në Durrës, Shkodër, Kukës dhe Burrel.

(g.sh./dosja.al)

 

Shto Koment