Aktualitet

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit depoziton padi për Bledi Çuçin, Ardi Veliun dhe kreun e SHÇBA, Kalaja: SPAK na ka dhënë të drejtë

VIDEO
Avokatja Adriana Kalaja shprehet se nuk është marrë asnjë veprim konkret për të vënë para drejtësisë përgjegjegjësit e dhunës së ushtruar ndaj aktivistëve brenda komisariatit numër 1 në Tiranë.
Featured image of article: Aleanca për mbrojtjen e Teatrit depoziton padi për Bledi Çuçin, Ardi Veliun dhe kreun e SHÇBA, Kalaja: SPAK na ka dhënë të drejtë Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit

TIRANË– Aleanca për mbrojtjen e Teatrit ka depozituar ditën e sotme një padi për dhunën e ushtruar brenda komisariatit ndaj aktivistëve për Teatrin në muajin dhjetor të 2020-ës. Të paditur janë Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Kreu i SHÇBA Muhamet Rrumbullaku dhe drejtues të tjerë të policë.

Avokatja Adriana Kalaja shprehet se nuk është marrë asnjë veprim konkret për të vënë para drejtësisë përgjegjegjësit e dhunës së ushtruar ndaj aktivistëve brenda komisariatit numër 1 në Tiranë. Ajo shkruan se SPAK i ka dhënë të drejtë për denoncimet që kanë bërë.


Ministri i brendshëm, drejtori i përgjithshëm, drejtori i SHCBA dhe drejtues të tjerë në radhë të parë nuk kanë marrë asnjë veprim konkret në lidhje me dhunën e ushtruar brenda komisariatit 1. 35 ditë që SHCBA e ka me ligj që duhet të kthejë përgjigje brenda 30 ditëve, por nuk ka asnjë deklaratë. E kemi konsideruar një vepër penale që ka ardhur nga lart dhe është ushtruar dhunë ndaj aktivistëve. Ccdo gjë qëe ndodh te njëri nga ne, ështëe dhunë dhe presjon psikologjik që bëhëet ndaj gjithë aleancës. SPAK na ka dhënë të drejtë për çdo denoncim që kemi bërë. Kemi një ministër, kryeministër dhe kryetar bashkie të lidhur me krimin dhe mafian. Shteti është kapur fort nga krimi, nga mafia. Ne kërkojmë drejtësi jo vetëm për familjet tona, jo vetëm, për fëmijët tanë, por për të gjithë familjet shqiptare.” përfundon Kalaja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Donald Martini, një nga aktivistët e dhunuar, i kërkoi Ministrit të Brendshëm të marrë guximin dhe të tregojë kush ushtroi dhunë në Komisariat. “Shpresoj që Ministri që tha se Policia jonë është më e mirë se ajo hollandeze të veprojë. Ministri i Brendshëm të marri guximin dhe të thotë cili ishte personi që ushtroi dhunë brenda komisariatit,” deklaroi Martini.

(A.B)/Dosja.al

Një Koment në “Aleanca për mbrojtjen e Teatrit depoziton padi për Bledi Çuçin, Ardi Veliun dhe kreun e SHÇBA, Kalaja: SPAK na ka dhënë të drejtë

  1. Po kjo eshte ekonomiste kontabiliste mashtruese qe ka vjedhur e mashtruar dynjane, ku doli juriste kjo apo nderroi zanat se ja futi kjo qeveri. E kthejne pllaken sa here kane nevoje si nuk kane turp. Cpune ka ekonomistja me teatrin

Shto Koment