Showbiz

“Albin të lutem mos e kthe musteqen”, Fjolla Morina e dëshpëruar pas rrëzimit të qeverisë: Turp, tradhti…pse o Zot

FOTO
Fjolla Morina ka ndarë disa postime zhgënjyese, pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit në Kosovë.
Featured image of article: “Albin të lutem mos e kthe musteqen”, Fjolla Morina e dëshpëruar pas rrëzimit të qeverisë: Turp, tradhti…pse o Zot Këngëtarja, Fjolla Morina dhe politikani, Albin Kurti.

KOSOVË– Pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit në Kosovë, mjaft e zhgënjyer ka mbetur këngëtarja Fjolla Morina, e cila e ka shprehur mllefin e saj përmes disa postimeve në rrjete sociale.

Postimet e Fjolla Morinës.

Kjo qka po ndodh sot do jetë në histori si turpi maj madh që I ka ndodh Kosovës e besa edhe tradhti. Hiqni maskat se nuk bjen mortja n’mut. “pse” o Zot e more Lezen e nuk more Isën?! Albin të lutem mos e kthe musteqen. Le t’shkojn në ‘7’000000000 mijë…nonës. Gjithsesi Kurti ashtë një risi në politikën mbarë shqiptare, ai nuk e mbajti karriken për pazare. Kte s’do ta bante asnjë,”- shkruan në postimet e saj Fjolla Morina.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimet e Fjolla Morinës.

Mbrëmjen e djeshme Kuvendi i Kosovës mori vendimin për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurti. Pro mocionit të mosbesimit votuan 82 deputetë, ndërsa 32 deputetë votuan kundër. Votat pro mocionit të mosbesimit ishin nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partitë opozitare.

R.L/Dosja.al

Shto Koment