Rajoni

Kurti paralajmëron Vuçiç: S’jemi për të kënaqur orekset, por për të shëruar plagët

Në një deklaratë për “RTK”, Kurti mësohet të jetë shprehur se qeveria e Kosovës nuk është për të kompensuar orekset por për të shëruar plagët që kanë mbetur pas.
Featured image of article: Kurti paralajmëron Vuçiç: S’jemi për të kënaqur orekset, por për të shëruar plagët Aleksander Vucic dhe Albin Kurti
Përditësuar:

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se nuk mund të ketë një marrëveshje me Serbinë, nëse presidenti Aleksandër Vuçiç mendon se duhet të dalë i fituar nga diçka. Në një deklaratë për “RTK”, Kurti mësohet të jetë shprehur se qeveria e Kosovës nuk është për të kompensuar orekset, por për të shëruar plagët që kanë mbetur pas.

“Kjo nuk mund të jetë pikënisje e zgjidhjes së problemit. Nuk jemi këtu për të kompensuar orekset, por për të shëruar plagë. Me një qasje të tillë nuk shoh se ne mund të gjejmë zgjidhje, por bashkë me shtetet perëndimore mund të krijojmë një kontekst ku mund të gjendet zgjidhje,”- është shprehur ai në emisionin “Debat” në RTK.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Albin Kurti mori para tre ditësh besimin e 86 deputetëve për krijimin e qeverisë së re. Kuvendi i Kosovës ka votuar qeverinë e re dhe tashmë vendi do ketë institucionet funskionale që janë pritur prej datës 6 tetor. Pas votimit të qeverisë së re, Kurti bëri betimin parta deputetëve dhe tha se ai do dëgjonte çdo qytetar. Opozita braktisi sallën pas votimit të kabinetit të ri.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment