Rajoni

Albin Kurti solidarizohet me Shqipërinë pas tërmeteve: Mendjen, sytë dhe veshët i kemi tek Durrësi, Kurbini e Thumana, ngushëllime për viktimat

Albin Kurti ka reaguar, lidhur me situatën e rëndë nga tërmeti i rënë në Shqipëri, orët e para të mëngjesit të sotëm, ku janë shënuar shtatë viktima deri më tani.
Featured image of article: Albin Kurti solidarizohet me Shqipërinë pas tërmeteve: Mendjen, sytë dhe veshët i kemi tek Durrësi, Kurbini e Thumana, ngushëllime për viktimat Albin Kurti

KOSOVË– Lideri i Vetëvendosjes dhe njëherazi kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar, lidhur me situatën e rëndë nga tërmeti i rënë në Shqipëri, orët e para të mëngjesit të sotëm.

“U ndje shumë edhe në Prishtinë. U zgjuam të gjithë. Por tash mendjen, sytë dhe veshët i kemi te Durrësi, te Kurbini e Thumana. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të plagosurve e të lënduarve. Lutemi e urojmë që të mos përsëritet tërmeti. Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë. Jemi të gatshëm t’iu ndihmojmë autoriteteve zyrtare për çdo gjë”, shkruan Kurti.

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj dhe Presidenti Hashim Thaçi kanë shprehur po ashtu ngushëllimet për viktimat e tërmetit në Shqipëri ndërsa kanë treguar gatishmërinën e shtetit të tyre për ti ardhur në ndihmë vendit tonë.

Sapo fola me kryeministrin Edi Rama, ku u informova për gjendjen pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

Kryeministrit Rama, në emër të qytetarëve të Kosovës i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që pësuan nga tërmeti”, shkruan Haradinaj. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin.

Dëmet materiale janë të panumërta ndërkohë që deri më tani bilanci total i viktmave është raportuar shtatë viktima.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment