Rajoni

Albin Kurti shpalos programin e qeverisë, njofton për padi ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë që po mbahet, gjatë tregimit të programit të tij qeverisës, ndër të tjera ka njoftuar do të bëjë dialog parimor të përgatitur me Serbinë.
Featured image of article: Albin Kurti shpalos programin e qeverisë, njofton për padi ndaj Serbisë Albin Kurti

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë , ka shpalosur programin e tij qeverisës për mandatin e parë 2021-2025. Një nga pikat e programit ishte dhe përgatitja për padi ndaj Serbisë.

“Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, -tha Kurti.

Gjithashtu ai shtoi se do të zhvillojë dialog parimor me Serbin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Do të bëjmë dialog parimor të përgatitur me Serbinë me marrëveshje të njohjes reciproke”,- tha Kurti duke shtuar se këto prioritete do të zbatohen brenda kufijve buxhetor, ndërsa programi qeverisës do të rishikohet çdo fillim viti financiar.

(f.i/dosja.al)

Shto Koment