Politike

Albin Kurti shkon në Kalanë e Gjirokastrës: Takova Ramën, Bashën dhe Metën! Kandidatët tanë janë të pavarur

I pyetur nga mediat lokale, Kurti u shpreh se kandidatët e VV-së janë të pavarur.
Featured image of article: Albin Kurti shkon në Kalanë e Gjirokastrës: Takova Ramën, Bashën dhe Metën! Kandidatët tanë janë të pavarur Albin Kurti ne Gjirokaster

GJIROKASTER- Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti prezantoi sot nga Kalaja e gurtë e qytetit, kandidatin e VV në qarkun e Gjirokastrës, Kreshnik Merxhani. Kurti pohoi se takoi dje tri emrat kryesorë të politikës shqiptare, kryeminstrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kryedemokratin Lulzim Basha. I pyetur nga mediat lokale, Kurti u shpreh se kandidatët e VV-së janë të pavarur.

“Sot jemi këtu në Gjirokastër, tek vendi ku një javë pas ngritjes së flamurit nga Ismail Qemali në Vlorë, u ngrit edhe në Gjirokastër. Unë kam takuar dje të tre, edhe kryeministrin Edi Rama, edhe presidentin Meta, edhe kryetarin e PD, Basha. Janë tre kandidatë të pavarur që ne i mbështesim. Kreshnik Merxhani në Gjirokastër, Boiken Abazi në Tiranë dhe Iljaz Shehu në Lezhë. Duam të angazhohen sepse Shqipëria ka nevojë për zhvillim që sjell punësim”, tha Albin Kurti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmi kryesor: Albin Kurti shkon në Gjirokastër, lideri i VV-së kryen homazhe të busti i Çerçiz Topullit dhe viziton Kalanë e Argjiros: Votoni Kreshnik Merxhanin, kandidatët tanë janë të pavarur

(F.g/dosja.al)

Shto Koment