Rajoni

Albin Kurti nuk pranon të bëjë akt-dorëzimin e postit: Kjo është qeveri koti, beteja vazhdon

VIDEO
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur se nuk do të bëjë akt-dorëzimin, ndërsa e quan qeverinë e re, qeveri koti.
Featured image of article: Albin Kurti nuk pranon të bëjë akt-dorëzimin e postit: Kjo është qeveri koti, beteja vazhdon Albin Kurti

KOSOVË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk pranon të bëjë akt-dorëzimin e postit të kryeministrit. Nëpërmjet një komunikimi Facebook, Kurti është shprehur se do të vazhdojë betejën dhe nuk do të dorëzohet. Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm dhe një agresion mbi Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Aktgjykimi i fundit i gjykatës kushtetuese është i papranueshëm, me atë vendim ata kanë bërë agression mbi kushtetutën e republikës dhe kanë zhvlerësuar veten e tyre si gjykatë. kjo qevri është e paligjshme. Kjo është qeveria koti, ne jemi qeveria alternative. Nesër nuk do ta bëj pranim-dorëzimin sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova, ndërkohë që edhe u dorëzua te presidenti. Ne vazhdojmë betejën, do të kthehemi përsëri e shumë shpejt. Ju faleminderit të gjithëve“, tha Kurti ndër të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kosova nga sot do të ketë qeveri të re. Abdullah Hoti ka marrë votëbesimin e Kuvendit, pasi arriti të siguronte 61 pro dhe ka formuar kabinetin e tij qeveritar. Seanca për zgjedhjen e Hotit u zhvillua sot dhe kryeministri i ri ka treguar prioritetet e punës që ishin rimëkëmbja e ekonomisë dhe dialogu me Serbinë. Vetëvendosje ka thënë se kjo zgjedhje është jolegjitime dhe bojkotuar seancën.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment