PolitikeRajoni

Mocion mosbesimi për qeverinë, Kurti: S’më dhimbset vetja, Mustafa dhe Thaçi kanë marrëveshje të fshehtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se ngërçi me LDK-në nuk kishte lindur me shkarkimin e ministrit Agim Veliu, por sepse ai nuk ishte dakord me marrëveshjen e shkëmbimit të territorit Kosovë-Serbi.
Featured image of article: Mocion mosbesimi për qeverinë, Kurti: S’më dhimbset vetja, Mustafa dhe Thaçi kanë marrëveshje të fshehtë Albin Kurti

PRISHTINË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij në Kuvend, gjatë seancës së jashtëzakonshme për mocionin e mosbesimit të qeverisë, tha se mes Mustafës dhe Thaçi kishte një marrëveshje të fshehtë.

Nga foltorja, Kurti u shpreh se ngërçi me LDK-në nuk kishte lindur me shkarkimin e ministrit Agim Veliu, por sepse ai nuk ishte dakord me marrëveshjen e shkëmbimit të territorit Kosovë-Serbi.

Nuk më dhimbset kjo qeveria, dhe as vetja por qytetarët. Ky mocion lë popullin pa qeveri mu në mes të përhapjes së koronavirusit. Nuk ka lidhje me shkarkimin e ministrit, por prej një marrëveshje të brendshme për shkëmbim territoriesh. Këtë gjë ma konfirmoi edhe presidenti kur e takova. Unë jam i bindur e marrëveshje të gatshme këtë, praktikisht këtë ma ka konfirmuar edhe ia, e takova presidentin s’u morëm vesh dy orë e takova, ai ma përsëri tri herë, hiqe taksën shkojmë bashkë në Uashington e bëjmë marrëveshjen bashkë. Shkëmbimi i territoreve me Serbinë ka dështuar si projekt por nuk ka vdekur si ide. Mirëpo ne jemi të venodusur të mos e lejojmë,”-tha në fjalën e tij Kurti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Konfliti mes koalicionit ka nisur në momentin që Kurti shkarkoi Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme duke e akuzuar se përhapi panik tek qytetarët, vendim që nuk u prit fare mirë nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Më pas konflikti u thelluar pasi më 17 mars, presidenti Thaçi propozoi një dekret për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila tha se do t’i dërgohet kuvendit për miratim. Dekret që u mbështet edhe nga Mustafa, por u kundërshtua me forca nga kryeministri.   

(k.m/dosja.al)

Shto Koment