Rajoni

Albin Kurti i kthen përgjigje SHBA-së: Nuk e heqim taksën me Serbinë, priten pasoja të mëdha

Burimet e njëjta i kanë thënë Gazetës Express se SHBA-ja është e dëshpëruar me LDK’në, e cila nuk coi përpara zotimet për dakordim dhe bashkërenditje me SHBA’në në çështjen e heqjes së tarifës.
Featured image of article: Albin Kurti i kthen përgjigje SHBA-së: Nuk e heqim taksën me Serbinë, priten pasoja të mëdha Albin Kurti

KOSOVË- SHBA’ja pritet të merr masa. Vetëm tërheqja e njohjes nuk është opsion. Ata janë të dëshpëruar edhe me LDK’në. Kryeministri Albin Kurti i ka kthyer përgjigje negative kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e tarifës ndaj produkteve serbe. Kësisoj priten pasoja të mëdha për Kosovën . Burime të Gazetës Express nga Shtetet e Bashkuara kanë treguar se në fund të javës, Richard Grenell, Shef aktual i të gjitha shërbimeve sekrete amerikane dhe ndërmjetësues mes Kosovës dhe Serbisë, do ta shqyrtojë situatën lidhur me heqjen apo jo të tarifës nga Qeveria e Albin Kurtit.

Siç mëson Express, Kurti tashmë u është përgjigjur amerikanëve negativisht. SHBA’ja planifikon të merr masa, ndërsa vetëm tërheqja e njohjes nuk është një nga opsionet për “ndëshkim”. Nuk dihet saktësisht se cka që do të ndërmarrë Amerika, megjithatë suspendimi i investimeve dhe aktiviteteve tjera që ndihmojnë Kosovën për 20 vjet, mund të jetë disa nga masat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimet e njëjta i kanë thënë Gazetës Express se SHBA’ja është e dëshpëruar me LDK’në, e cila nuk coi përpara zotimet për dakordim dhe bashkërenditje me SHBA’në në çështjen e heqjes së tarifës. Kryeministrit Kurti i kanë kërkuar heqjen e tarifës shumë zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë edhe sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo. Kërkesa të njëpasnjëshme ka bërë edhe emisari i presidentit Donald Trump, Richard Grenell,  për dialogun Kosovë – Serbi, i cili është emëruar edhe ushtrues detyre i shefit të 17 agjencive të inteligjencës në SHBA.

Marrë nga Express

Një Koment në “Albin Kurti i kthen përgjigje SHBA-së: Nuk e heqim taksën me Serbinë, priten pasoja të mëdha

  1. Or zoteri Kurti faj nuk esht tek ju por tek presidenti Trump ,kur Putini i ndihmoj te behet president ne vitin 2016 tani doti ndihmon perseri,por vetem me nji kusht Kosova ti kthehet Serbise ,dhe per Krimen mos te flitet me dhe keshtu dote ndodhe por edhe fajin e ka Shqiperija ku bashkpunon me Vuqiqin ,por edhe tradhtareve dote ju vjen rendi qe te vuajn sesi vuan populli i Kosoves sot,Zoti ju ndihmofte.

Shto Koment