LIVE UPDATES
Bota

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani i dërgojnë letër Europa Nostra: Manastiri i Deçanit s’është monument i rrezikuar

9 Prill 2021, 10:07 Nga DOSJA
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani i dërgojnë letër Europa Nostra:

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani i kanë dërguar një letër Organizatës Europa Nostra lidhur me nominimin e Manastirit të Deçanit për programin “Europe’s Seven Most Endangered Monuments (Shtatë monumentet më të rrezikuara evropiane)”. Në këtë letër nga Osmani e Kurti kësaj organizate i kanë numërtuar pasaktësitë që kanë shfaqur ata lidhur me këtë manastir, e ku ndër të tjera theksohet se ky manastir nuk është monument i rrezikuar.

Osmani e Kurti vlerësojnë që Manastiri i Deçanit nuk i plotëson kushtet për t’u përzgjedhur si njëri nga monumentet e listës finale “7 Most Endangered”.

“Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës kemi dëshirë t’ju ofrojmë sqarime shtesë në lidhje me nominimin e Manastirit të Deçanit për programin “Europe’s Seven Most Endangered Monuments”. Nga publikimi i organizatës suaj të datës 10 dhjetor 2020, jemi njoftuar se Manastiri i Deçanit është nominuar si një nga monumentet për t’u përfshirë në këtë program. Pas vlerësimit të argumenteve të shpalosura në tekstin e nominimit, kemi identifikuar një numër konstatimesh të paqëndrueshme. Për këtë arsye, kemi dëshirë t’ju pajisim me informacion të bazuar zyrtar për të argumentuar bindjen tonë të thellë që Manastiri i Deçanit nuk i plotëson kushtet për t’u përzgjedhur si njëri nga monumentet e listës finale “7 Most Endangered”, – thuhet në letrën e tyre dërguar organizatës.

Letra e plotë:

LETËR E PRESIDENTES OSMANI DHE KRYEMINISTRIT KURTI DREJTUAR ORGANIZATËS EUROPA NOSTRA

Letra drejtuar organizatës Europa Nostra nga Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti e datës 18 mars 2021, ku janë shpalosur argumentet përse Manastiri i Deçanit nuk i plotëson kriteret për të hyrë në programin e “Shtatë monumenteve më të rrezikuara”.

I nderuar Z. Hermann Parzinger, President Ekzekutiv i Europa Nostra,

Të nderuar anëtarë të Bordit të Europa Nostra,

Te nderuar anëtarë të Panelit Këshillues të Programit “7 Most Endangered”,

Kemi kënaqësinë e veçantë që në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës t’i drejtohemi organizatës Europa Nostra, e cila në veprimtarinë e saj disadekadëshe ka dhënë shembuj të panumërt të angazhimit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Europës. Puna dhe suksesi juaj në sferën e trashëgimisë kulturore janë motivim i veçantë për të gjithë ne që besojmë në projektin europian si platformë e paqes dhe prosperitetit të gjithëmbarshëm.

Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës kemi dëshirë t’ju ofrojmë sqarime shtesë në lidhje me nominimin e Manastirit të Deçanit për programin “Europe’s Seven Most Endangered Monuments”. Nga publikimi i organizatës suaj të datës 10 dhjetor 2020, jemi njoftuar se Manastiri i Deçanit është nominuar si një nga monumentet për t’u përfshirë në këtë program. Pas vlerësimit të argumenteve të shpalosura në tekstin e nominimit, kemi identifikuar një numër konstatimesh të paqëndrueshme. Për këtë arsye, kemi dëshirë t’ju pajisim me informacion të bazuar zyrtar për të argumentuar bindjen tonë të thellë që Manastiri i Deçanit nuk i plotëson kushtet për t’u përzgjedhur si njëri nga monumentet e listës finale “7 Most Endangered”.

Gjykuar nga kriteret e përzgjedhjes për t’u përfshirë në listën tuaj, ne besojmë në vlerat universale, të cilat i ngërthen në vete Manastiri i Deçanit. Brenda sistemit të trashëgimisë kulturore, monumenti ka rëndësi të veçantë dhe vlera kulturore të jashtëzakonshme. Megjithatë, ky nominim nuk e plotëson kriterin më të rëndësishëm të programit tuaj, atë që lidhet me argumentimin e rrezikut serioz që i kanoset monumentit. Më poshtë po i shpalosim argumentet tona, të cilat bazohen në informacion zyrtar të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe raportet relevante ndërkombëtare.

Në sulmet e pretenduara ndaj manastirit, gjuha e përdorur nga nominuesi është e pasaktë, duke qenë edhe tendencioze dhe e papranueshme. Termi “ekstremistët lokalë” është cilësim i ekzagjeruar qëllimshëm, ndërsa sulmi i pretenduar nga organizata terroriste ISIS është totalisht i pabazuar në fakte. Kjo gjuhë na bën të besojmë se teksti i nominimit nuk ka ndjekur linjë profesionale të argumentimit, dhe ka devijuar në përmbajtje me ngarkesa politike dhe propaganduese. Dëshmia më e mirë është mungesa e burimeve të besueshme mbi të cilat bazohen këto konstatime tendencioze.

Për dijeninë tuaj, raportet zyrtare të Policisë së Kosovës flasin për rënie drastike të numrit të incidenteve ndëretnike në dekadën e fundit në shtetin tonë. Në veçanti na gëzon fakti që nuk është raportuar asnjë incident serioz në kishat ortodokse të paktën në dekadën e fundit. Këtë për vite me radhë janë duke e konstatuar edhe raportet kredibile ndërkombëtare, ndërsa vendi ynë vazhdon të kultivojë traditë tepër të veçantë dhe sublime, atë të harmonisë ndërfetare. Institucionet tona të sigurisë në bashkëpunim me forcat paqeruajtëse ndërkombëtare për vite me radhë kanë ofruar mbrojtje dhe siguri për kishat ortodokse në Kosovë. Policia e Kosovës posedon njësit të veçantë që kujdeset për këto monumente. Është vlerësim i pavarur dhe profesional i organeve përkatëse të rendit dhe sigurisë që kishat ortodokse në Kosovë gëzojnë nivel të lartë sigurie dhe nuk janë të rrezikuara. Ne jemi plotësisht të përkushtuar për mbrojtjen e të gjitha monumenteve të vendit tonë, e ne veçanti të kishave dhe manastireve ortodokse, klerit ortodoks, praktikuesve të fesë, komuniteteve joshumicë. Dhe për këtë jemi duke dhënë dëshmi të qëndrueshme për vite me radhë.

Një çështje tjetër që duhet trajtuar me seriozitet dhe që zë vend në tekstin e nominimit është mjedisi. Ne jemi të vetëdijshëm se gjendja e përgjithshme mjedisore në Kosovë nuk është në nivelin e dëshirueshëm. Zonat e mbrojtura të natyrës dhe të trashëgimisë kulturore përballen me një numër sfidash mjedisore. Megjithatë, institucionet e shtetit janë të angazhuara seriozisht në shtyrjen e agjendës së zhvillimit të qëndrueshëm. Prandaj, nuk ekziston asnjë dëshmi që implikon ndonjë institucion lokal ose qendror të Republikës së Kosovës në praktika diskriminuese ndaj Manastirit të Deçanit ose entiteteve të tjera. Për të ilustruar gjendjen me planifikimin hapësinor dhe zhvillimor, ju informojmë se viteve të fundit Kosova është në proces të funksionalizimit të sistemit të ri hapësinor në nivel komunal. Të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, ku hyn edhe Komuna e Deçanit, janë duke i hartuar planet hapësinore dhe zhvillimore. Për informatën tuaj, Komuna e Deçanit është zotuar që brenda këtyre planeve, zonën e veçantë të Manastirit të Deçanit do ta trajtojë me prioritet të veçantë dhe seriozitet të shtuar. Ky trajtim nënkupton respektim të përpiktë të legjislacionit vendor dhe në veçanti të rregullave të mbrojtjes dhe menaxhimit të përcaktuara nga UNESCO.

Në tekstin e nominimit bëhet fjalë edhe për një rrugë lokale, ndërtimi i së cilës ka nisur vite më parë. Cilësimi i kësaj rruge si “autostradë ndërkombëtare” është gabim – ne besojmë i qëllimshëm – për të zmadhuar padrejtësisht potencialin e rrezikut. Kjo situatë është keqpërdorur nga shteti i Serbisë, duke tentuar që një projekt të rëndësisë utilitare për nevojat e komunitetit lokal ta shndërrojë në arsye konflikti ndëretnik. Institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë qeverinë dhe komunën e Deçanit, kanë qenë të hapura për dialog dhe të përkushtuara për zgjidhje të qëndrueshme dhe të pranueshme për të gjitha palët. Jemi të inkurajuar nga arritjet e deritanishme të klerit të manastirit, komunës së Deçanit, qeverisë së Kosovës dhe zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë në vendin tonë në lidhje me çështjen përkatëse. Ne ju sigurojmë që në të gjitha rastet kontestuese që lidhen me trashëgiminë kulturore, institucionet e Republikës së Kosovës do të bëjnë më të mirën për të gjetur zgjidhje në pajtim me legjislacionin vendor dhe ndërkombëtar, pa i cënuar asnjëherë interesat e palëve të përfshira dhe ato të komunitetit.

Të nderuar zyrtarë të Europa Nostra,

E kemi pranuar me shqetësim të thellë konstatimin tërësisht të gabuar brenda tekstit të nominimit se statusi i Kosovës është i pazgjidhur. Na lejoni t’ju konfirmojmë se Kosova ka shpallur pavarësinë me datën 17 shkurt 2008. Ky deklarim unanim i vullnetit të popullit të Kosovës përmes përfaqësuesve të vet të zgjedhur është konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në korrik të vitit 2010. Vendimi i GJND-së ka konstatuar se deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

Me shpalljen e pavarësisë, shteti i Kosovës ka mitaruar të gjitha garancitë kushtetuese, ligjore, institucionale dhe politike për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve joshumicë në vendin tonë. Këto garanci burojnë nga një proces i gjatë ndërkombëtar i përcaktimit të statusit të Kosovës dhe bazohen në konventat dhe praktikat më të përparuara ndërkombëtare. Në mënyrë të veçantë dhe me dispozita kushtetuese e ligjore që ngërthejnë në vete edhe masa afirmative, shteti i Kosovës ka ndërtuar dhe zbaton kornizën e garantimit dhe mbrojtjes së të drejtave kulturore të komunitetit serb. Në këtë kuadër, institucionet tona i kanë përfshirë në legjislacionin shtetëror të gjitha dispozitat e Planit të Ahtisaarit që lidhen me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare. Më saktësisht, institucioni i Kishës Ortodokse Serbe si dhe manastiret e kishat ortodokse në Kosovë i gëzojnë të gjitha garancitë kushtetuese, ligjore dhe institucionale që sigurojnë respektim të plotë të të drejtave të tyre. Është me rëndësi të veçantë të rikujtojmë këtu dispozitën e Planit të Ahtisaarit, e cila shprehimisht kërkon që këto të drejta, privilegje dhe imunitete të KOS-it vijnë bashkë me detyrimin dhe përgjegjësinë për të vepruar në pajtueshmëri me legjislacionin e Kosovës si dhe pa i cënuar të drejtat e të tjerëve dhe kushtetutën tonë.

Na lejoni t’ju informojmë që Kisha Ortodokse Serbe ka marrë vetëm të drejtat nga Pakoja e Ahtisaarit, duke i refuzuar përgjegjësitë. Pra, ajo i gëzon të gjitha garancitë dhe privilegjet që dalin nga Pakoja e Ahtisaarit (dhe Kushtetuta e Kosovës), por refuzon ta njohë shtetin e Kosovës që është parakusht për t’i gëzuar të drejtat. Vetë Presidenti Marti Ahtisaari si emisar special dhe ndërmjetës ndërkombëtar pati rekomanduar qysh në mars të vitit 2007 atëbotë te Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, z. Kofi Anan, pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën. Mbikëqyrja ndërkombëtare pati zgjatur katër vjet, deri në vitin 2012. Për më keq, institucionet kosovare të trashëgimisë kulturore vazhdojnë të kenë qasje të kufizuar në kishat ortodokse, pasi kleri ortodoks në Kosovë nuk ka treguar gatishmëri të nevojshme për bashkëpunim dhe integrim. Serbia ka lobuar haptazi kundër pranimit të Kosovës në UNESCO në vitin 2015, vazhdon të mbajë padrejtësisht koleksionin e grabitur arkeologjik dhe etnologjik të Kosovës, ndërsa goditjen më të rëndë e pati dhënë gjatë luftës së viteve 1998-1999, kur forcat serbe patën dëmtuar dhe shkatërruar me mijëra asete të trashëgimisë kulturore të Kosovës. Këto shkatërrime të pasurisë kulturore të Kosovës në aktgjykimet dënuese të Tribunalit të Hagës janë cilësuar si krime kundër njerëzimit. Dhe pas të gjitha këtyre, as pranim përgjegjësie, as kërkimfalje, dhe as dëmshpërblim nga ana e Serbisë. Përkundrazi, vetëm ashpërsim i betejës me mjete të tjera në njërën anë dhe instrumentalizim i kishave ortodokse për të mirëmbajtur aspiratat ekspansioniste territoriale në anën tjetër.

Në mesin e shumë pasaktësive që përmban teksti i nominimit, është një paragraf që shpërfaq më së qarti qëllimin e kamufluar politik. Në tekst çuditërisht bëhet përpjekje për të vendosur një ndërlidhje mes nevojës për mbrojtjen e manastirit dhe bisedimeve politike mes Kosovës dhe Serbisë. Programi juaj “7 Most Endangered” nga themelimi në 2013 ka ngritur alarme për rrezikun që i kanosej monumenteve të rëndësishme. Megjithatë, mendojmë se ky është rasti i parë kur programi mund të përdoret si mjet për të shtyrë përpara një agjendë të fshehur dhe aspak parimore, që as nuk ka të bëjë me trashëgiminë kulturore. Nëse kalon, ky do të jetë një precedent shumë i rrezikshëm. Politizimi i skajshëm i trashëgimisë kulturore nuk u shërben kauzave të drejta, por interesave të veçanta të shteteve që keqpërdorin platformat europiane dhe ndërkombëtare të bashkëpunimit kulturor në shërbim të paqes e prosperitetit të përgjithshëm. Manastiri i Deçanit është në gjendje të mirë, me garanca të plota kushtetuese e ligjore, me siguri të plotë e pa asnjë rrezik që i kanoset – është një nga monumentet me të cilat mburren shteti dhe shoqëria e Kosovës dhe, sikurse përgjatë historisë, ne do të vazhdojmë ta mbrojmë me shumë dashuri e përkushtim edhe në të ardhmen. Pra, Manastiri i Deçanit nuk ka dhe nuk duhet të ketë asnjë lidhje me dialogun politik mes Kosovës dhe Serbisë. Përpjekja për të ndërtuar një lidhje mes këtyre të dyjave është artificiale dhe e paqëndrueshme, dhe si e tillë duhet të refuzohet. Për institucionet e Republikës së Kosovës, statusi, garancitë, të drejtat e detyrimet e Kishës Ortodokse Serbe dhe kishave e manastireve ortodokse në Kosovë janë të përcaktuara përfundimisht në Planin e Ahtisaarit, të përfshira në Kushtetutën e Kosovës dhe të normuara në legjislacionin tonë shtetëror. Republika e Kosovës nuk pranon të rihapë këtë proces, ndërsa i vetmi detyrim që mbetet është njohja e shtetit dhe ligjeve të Kosovës nga ana e KOS-it.

Në konkludim të argumenteve të shpalosura më sipër, shprehim bindjen tonë të thellë që Manastiri i Deçanit në Kosovë nuk i plotëson kushtet dhe kriteret për t’u përfshirë në listën “Europe’s Seven Most Endangered Monumets”. Të vetëdijshëm për reputacionin profesional dhe integritetin e organizatës suaj, nuk kemi asnjë dyshim që vendimi përfundimtar i panelit vlerësues do të jetë i bazuar, i paanshëm, profesional dhe i drejtë. Ju bëjmë thirrje që letrën tonë ta lexoni në dritën e një kontributi shtesë për punën e panelit përzgjedhës.

Në fund, kemi dëshirën dhe kënaqësinë që të emër të institucioneve të Republikës së Kosovës t’ju bëjmë thirrje për një takim të përbashkët ku mund të diskutojmë mbi mundësitë e bashkëpunimit për të përparuar agjendën e mbrojtjes së trashëgimisë sonë të përbashkët kulturore dhe natyrore. Ne jemi të lumtur që dy organizata joqeveritare nga Kosova janë anëtare të Europa Nostra dhe në bashkëpunim me ta jemi të motivuar që të hulumtojmë mundësi të reja bashkëpunimi mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe organizatës Europa Nostra.

Do të jemi në dispozicionin tuaj për sqarime e diskutime shtesë në lidhje me çështjen në fjalë. Ju jemi falënderues për konsideratën tuaj dhe mbesim me shpresë të dëgjojmë nga ju brenda një kohe të arsyeshme.

Kryeministër i nominuar Presidente në detyrë

Albin Kurti Vjosa Osmani

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti europa nostra manastiri i decanit vjosa osmani albin kurti europa nostra manastiri i decanit vjosa osmani

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni