Rajoni

Deputeti i VV-së i bindur: Qeverinë e bëjmë me LDK-në, Kurti takohet sërish me Mustafën

Në një reagim, Abazi paralajmëron dhe një takim tjetër mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, duke thënë se do të ndodhë shumë shpejt.
Featured image of article: Deputeti i VV-së i bindur: Qeverinë e bëjmë me LDK-në, Kurti takohet sërish me Mustafën Albin Kurti dhe Isa Mustafa

KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka eliminuar mundësinë e një qeverie të krijuar nga partitë opozitare. Në një reagim Abazi paralajmëron dhe një takim tjetër mes Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, duke thënë se do ndodhë shumë shpejt. “Shumë shpejt do të ndodhë takimi mes dy liderëve, nuk e di saktë kur por do të ndodhë”, ka thënë Abazi, në një intervistë për Express, duke vijuar më tej se dakordësia për t’u takuar është e të dyja palëve.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet. Ngërçi në krijimin e qeverisë ka nisur për ndarjen e posteve të larta shtetërore. Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që në vitin e parë të qeverisjes të ketë Kryetarin e Kuvendit dhe Zëvendës Kryeministrin e parë, e në vitin e ardhshëm të lëshojë karrigen e kreut të Kuvendit e të marrë atë të Presidentit. Ndërkohë që kërkon të ketë dhe 5 ministri.

Por, Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka zgjedhur Glauk Konjufcën si kryetar të Kuvendit dhe shprehet se nuk do e shkarkojë, por i ka propozuar LDK-së që të shtojnë numrin e ministrive e të marrin dhe Presidentin.  Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së janë takuar intensivisht me njëri-tjetrin, por ditët e fundit kanë ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra- tjetrës se si të formohet qeveria.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak ditë më parë është Konstituuar dhe Legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, ku u bë vetëm zgjedhje e kreut të ri të këtij institucioni, por ende nuk është arritur marrëveshja për të formuar dhe qeverinë.

(A.B;E.K/ Dosja.al)

Shto Koment