Rajoni

“U tregova i ashpër” Aleksandër Vuçic përplaset me Albin Kurtin në konferencën e sigurisë së Ballkanit

Ai ka thënë përpara gazetarëve se në momentin që është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti  është treguar i ashpër dhe ka mbrojtur interesat e popullit Serb në mënyrën më të mundshme.
Featured image of article: “U tregova i ashpër” Aleksandër Vuçic përplaset me Albin Kurtin në konferencën e sigurisë së Ballkanit Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiç

KOSOVË- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka qenë në Konferencën e Sigurisë së Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Mynih të Gjermanisë i cili është përballur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Ai ka thënë përpara gazetarëve se në momentin që është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti  është treguar i ashpër dhe ka mbrojtur interesat e popullit Serb në mënyrën më të mundshme.

“Isha i ashpër. Luftova për interesat e Serbisë dhe popullit serb, gjë që është puna ime. Unë po thosha të vërtetën dhe jam krenar për këtë,” tha Vuçiç për RTS.

Në konferencën Sigurisë së Ballkanit  e cila po mbahet në Mynyh kanë marrë pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës,por mes tyre për herë të parë ka qenë dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçic të cilët u ulën së bashku në një panel.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu në konferencë do të jetë dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

Por në kuadër të kësaj konference, një panel i veçantë diskutimi do i kushtohet edhe Ballkanit Perëndimor. Ky panel është parashikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura.

(A.K.Dosja.al)

 

Shto Koment