Rajoni

Kosova ende pa qeveri, Albin Kurti: E domosdoshme të arrijmë marrëveshje, qytetarët këtë kërkojnë çdo ditë

Në intervistën e tij, Albin Kurti shtoi se me qetësi politike ai dhe Isa Mustafa duhet të ulen e të merren vesh.
Featured image of article: Kosova ende pa qeveri, Albin Kurti: E domosdoshme të arrijmë marrëveshje, qytetarët këtë kërkojnë çdo ditë Albin Kurti

KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka theksuar se ende nuk ka asnjë lëvizje të re në arritjen e koalicionit LVV-LDK, por sipas tij është e domosdoshme të arrijnë marrëveshje.

“Është e domosdoshme të arrijmë marrëveshje. Të qeverisim bashkë. Këtë e kërkojnë qytetarët çdo ditë”, tha Kurti për Klan Kosova.

Në intervistën e tij, Kurti shtoi se me qetësi politike duhet të ulen e të merren vesh.

“Jemi aq afër, se po u afruam edhe më, merremi vesh. Nuk ka takime që 8 ditë. Unë jam në Kosovë dhe jam i gatshëm për t’u takuar”, tha Kurti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në fjalën e tij, Kurti ka komentuar edhe kërkesën e presidentit Hashim Thaçi, i cili donte emrin e kryeministrit të ri të Kosovës. Kreu i LVV tha se: ne do t’ia dërgojmë propozimin tonë, por do të përpiqemi maksimalisht që kjo të ndodh pas marrëveshjes që do të arrijmë me LDK-në.

Disa javë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por ende nuk është formuar qeveria e re. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gatishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin. 

Ndërsa Kurti në ofertën e tij më të fundit kërkon që të shtohen edhe 2 ministri, nga 12 sa ishin rënë dakord më parë, tani të bëhen 14 ministri, ku 6 ministri do t’i ketë LDK, 5 LVV dhe 3 minoritetet.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment