Rajoni

“Albin kjo ofertë është një mundësi e mirë.” Anton Quni i lutet Kurtit të ndryshojë mendje për shkarkimin e hkarkimin e Agim Veliu

Quni është shprehur se nëse Kryeministri Kurti e rivlerëson edhe njëherë kërkesën e kryetarit Mustafa për kthimin e Agim Veliut në postin e mëparshëm, atëherë ai do të bisedojë edhe me deputetët dhe kryetarin e LDK-së, që të tërheqin mocionin.
Featured image of article: “Albin kjo ofertë është një mundësi e mirë.” Anton Quni i lutet Kurtit të ndryshojë mendje për shkarkimin e hkarkimin e Agim Veliu Anton Quni

KOSOVË– Ditën e sotme në Kosovë është mbajtur seanca e jashtëzakonshme për rrëzimin e qeverisë Kurti. Ndërkohë Ministri i Mbrojtjes së Kosovës,  Anton Quni gjatë fjalës së  në seancën e mocionit të mosbesimit e ka lutur kryeministrin Kurti që të ndryshojë mendje sa i përket shkarkimit të Agim Veliut.

Kjo u kërkua prej tij gjatë kohës që Kryetari i Kuvendit  njoftoi për një orë pushim gjatë seancës së jashtëzakonshme.

Quni është shprehur se nëse Kryeministri Kurti e rivlerëson edhe njëherë kërkesën e kryetarit Mustafa për kthimin e Agim Veliut në postin e mëparshëm, atëherë ai do të bisedojë edhe me deputetët dhe kryetarin e LDK-së, që të tërheqin mocionin.

 “Tani kemi ardhur në një situatë që edhe ne që kemi qenë përkrahës me atë akt na keni lidhë duart dhe unë nuk di çka të kërkoj nga deputetët të votojnë apo të mos votojnë rrëzimin e qeverisë, por unë ende e kam një shpresë, ju e kishit një ofertë nga kryetari I LDK-së, nuk e di sa e keni marrë në konsideratë, ai ju kërkoi që ta rishikoni vendimin, ta riktheni ministrin Veliu, ta tërhiqni taksën dhe t’I kërkoni falje LDK-së. Albin kjo ofertë është një mundësi shumë e mirë, unë do e bëj të pamundurën që ju i rishikoni këtë mendime, unë me urgjencë do e takoj Kryetarin Isa Mustafa dhe do të bisedoj më deputetët nëse ju e ktheni Agim Veliun në detyrën e tij dhe nëse ju reflektoni lidhur me taksën e cila është kusht nga komuniteti ndërkombëtar”, ka thënë Quni.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por Kryeministri Kurti  më herët tha se nuk e ka ndërmend të dorëhiqet nga posti i liderit të vendit.

Konfliti mes koalicionit ka nisur në momentin që Kurti shkarkoi Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme duke e akuzuar se përhapi panik tek qytetarët, vendim që nuk u prit fare mirë nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Më pas konflikti u thelluar pasi më 17 mars, presidenti Thaçi propozoi një dekret për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila tha se do t’i dërgohet kuvendit për miratim. Dekret që u mbështet edhe nga Mustafa, por u kundërshtua me forca nga kryeministri.

A.C/Dosja.al

Shto Koment