LIVE UPDATES
Bota

Albanologu me zemër të bardhë, udhëtimi nëpër Shqipëri dhe ditari i tij

13 Maj 2020, 16:34 Nga DOSJA
Albanologu me zemër të bardhë, udhëtimi nëpër

TIRANË- Ditarin e tij të mbajtur gjatë udhëtimit të parë në Shqipëri, në kohën e studimeve universitare, prof. Belluscio e kishte titulluar “Çë kur të lashë, nani të shoh”. “…në gusht të vitit 1983, kam hyrë për herë të parë në Shqipëri.

Nga mbërritja e arbëreshëve, domethënë të parët e mi, në Italinë e Jugut, vetëm disa bashkëfshatarë, ushtarë të trupave, kishin shkuar në Shqipëri, ishin kthyer në tokën e të parëve të tyre në fillim të viteve 1940: Angelo Bellizzi (alias Pallatèri),… më ka treguar për Tiranën, malet që e rrethonin, kujtonte Sahatin (kulla e sahatit) në sheshin Skanderbej dhe gazetën ‘Tomori’… Ëndrra ishte të shkelja në tokën prej nga kishin ikur etërit e mi.” Kishte rendur prej vitesh drejt këtij mirazhi të largët e të afërt, kësaj dashurie të parësh që përpiqej ta gjurmonte si të mundte.

E kuptonte pak atë gjuhë tashmë të largët nga arbërishtja e tij. Megjithatë, ishin një grusht tingujsh e fjalësh që e bënin t’i rrëzëllente bindja se prapë gjuhë e tij ishte, e njihte. Ndërkohë përpiqej pa ndalur të gjente valët e dobëta të Radio Tiranës, që me zërat “mielose” të folëseve e ndihmonin të përkapte tingujt e një jete që shndërrohej ngadalë-ngadalë në mit. Giovanni Belluscio do të renditej i diplomuari i parë në fushën e fonetikës eksperimentale në Universitetin e Kalabrisë, ku edhe do të ishte profesor, në një prej qendrave më të rëndësishme albanologjike, themeluar nga prof. Francesco Solano dhe drejtuar në vijim nga prof. Francesco Altimari. Prof. Belluscio ka investuar kompetencat dhe energjitë e tij për të mbajtur gjallë lektoratet e shqipes, si pedagog në Universitetin e Leçes prej 1997 deri 2000 dhe në Universitetin e Barit prej 2002-2008; ka mbajtur gjithashtu ligjërata në Universitetin e Tiranës, në Prishtinë, në Mynih, në Berlin, në Mainz, në Mannheim.

Vepra e tij është poliedrike, ashtu si edhe fusha në të cilën u përvijuan kërkimet e tij: në fonetikë eksperimentale, fonologji, dialektologji, leksikologji, leksikografi, sociolinguistikë, analizë teksti, kritikë letrare, antropologji kulturore, filologji, gjuhësi historike, duke shënuar gjatë tri dekadave një rrugëtim studimesh që shkonte në kufijtë e shterueses e duke ravijëzuar një ristrukturim të sistemit epistemiologjik të studimeve albanologjike. Ishte bashkautor i Fjalorit të gjuhësisë në katër gjuhë, si edhe i veprës në proces botimi mbi toponiminë kalabreze.

E deshi fjalën shqipe, e përdori me elegancë në poezitë e tij. Gianni përktheu poetët shqiptarë në italisht, ndërkohë që bëri Pasolinin të flasë arbërishten e Shën Vasilit, ashtu si edhe poezi bashkëkohore kineze të shijohen shqip. Nuk ishte e lehtë nisja e kërkimeve në një fushë thuajse të pashkelur. Si kujton ai vetë, “John Trumper më priti mirë, por nuk e pranoi projektin tim studimor të varianteve të italishtes të përdorura nga arbëreshët; në vend të kësaj, më lëshoi, pa komardare, në detin e pamatë të fonetikës eksperimentale dhe më detyroi të studioja fizikë dhe akustikë, statistikë dhe më pas monstrat e shenjta të fonetikës në përgjithësi dhe të fonetikës eksperimentale, në veçanti.

Megjithatë, pa i humbur shpresat, për dy vjet u realizuan trikatër mijë fraza të regjistruara, edisa analiza, të financuara nga John”. Krijimi i Laboratorit të Fonetikës, në Universitetin e Kalabrisë, nxiti edhe studimet eksperimentale për shqipen, veçanërisht me praninë e të folmeve arbëreshe në këtë zonë. Në 1991, Belluscio solli analizën e zanoreve të theksuara të shqipes, duke analizuar për herë të parë të plotë strukturën formantore. Me mbrojtjen e doktoratës së Belluscios, fonetika eksperimentale shqipe shënon një stad të ri me një metodologji shkencore, kërkime sistematike, etikë profesionale e ndershmëri intelektuale.

(Marrë nga Koha)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albanologu me zemer te bardhe angelo bellizzi belluscio albanologu me zemer te bardhe angelo bellizzi belluscio

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni