Kulture

‘Albania Fashion Awards’ në Tiranë, pasarela që bashkoi emrat e njohur të modës shqiptare

Për herë të parë në Shqipëri u mbajt "Albanian Fashion Awards" organizuar nga Scan Media Group.
Featured image of article: ‘Albania Fashion Awards’ në Tiranë, pasarela që bashkoi emrat e njohur të modës shqiptare 'Albania Fashion Awards' 2019.

TIRANË- Të sjellësh në një natë modën shqiptare, stlin dhe të bukurën është një punë e vështirë, por njëkohësisht edhe një sfidë që Scan Media Group tashmë e ka nisur.

Për herë të parë në këtë vend u organizua ‘Albania Fashion Awards’ 2019. Eventi që bashkoi në një pasarelë, më 7 Qershor në Pallatin e Brigadave 12 atelie e shtëpi mode nga Shqipëria dhe jo vetëm.

Stilistët prezantuan punën e tyre plot pasion në koleksionet që i prezantuan në sfilatën e organizuar në kryeqytet.

Nën moderimin e Alma Çelaj dhe Erald Farruku, ky event ishte “qëndisur” në çdo detaj.

Po çfarë është Albanian Fashion Awards?
Një nate e madhe e cila bëri bashkë stilistë nga Shqipëria e Kosova, të cilët punuan për disa muaj me koleksionet e tyre.

Vlerësimet në këtë event u bënë nga emra të njohur të modës si: Mirela Nurçe, Ardi Asllani, Anila Zajmi Katanolli dhe Petrit Kaceli.

Çmimet që u dhanë ishin: 

Best Tailor :   Be Spoke Tirana
Best Design (male) : Altin Mici
Best Design (female)  : Mimoza Kadriaj
Business Leader : Bon Ton
Brand of the Year : Beauty Center Linda
Best Collection : Roza Koni
Fashion Creator Award  : Xheneta Atelier
Gjilpëra e artë: Migena Atelier
Outstanding Achievement Award:  Xheni Spose
Best new entry : Brixhida Style

L.K/Dosja.al

Shto Koment