RajoniSociale

Albana Xharra rrëfen ngacmimin nga i sëmuri mendor: Më tërhoqi për kapele të xhaketës për të më mbështetur te muri

Anëtare e PDK-së, Albana Xharra rrëfen për herë të parë ngacmimin seksual nga një i sëmurë mendor, kur ajo ishte vetëm 19 vjeçe.
Featured image of article: Albana Xharra rrëfen ngacmimin nga i sëmuri mendor: Më tërhoqi për kapele të xhaketës për të më mbështetur te muri Albana Xharra

Aktualisht anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana Xharra, ish- kryeredaktore e gazetës ‘Zëri’, gjithashtu fituese e çmimit prestigjoz ndërkombëtar për ‘Gratë e guximshme’, ka rrëfyer për herë të parë ngacmimin seksual nga një i sëmurë mendor. ”Ai më tërhoqi për kapele të xhaketës për të më mbështetur për muri, e shtyva me sa fuqi kisha, e për fatin tim të mirë kapelja u shkëput nga xhaketa e i mbeti në dorë…”

Por, kjo nuk do të ishte hera e fundit që Albana përjeton diçka të tillë. Në mesnatën e 12 majit të vitit 2017, Albana Xharra u sulmua fizikisht në bodrumin e ndërtesës ku ajo jetonte në atë kohë dhe sipas saj kjo ndodhi si pasojë e antarësimit të saj për herë të parë në politikë, si anëtare e re e PDK-së.

Nga viti 2001, sa kisha nis punën në gazetën “Koha Ditore”, kryeredaktori Baton Haxhiu më caktoi në mbledhje të mëngjesit të merresha me mungesën e ngrohjes në shkollat e Prishtinës. Rreth pasdites dikur, u nisa për në shkollën ‘Xhevdet Doda” për të biseduar me drtejtorin. Sapo u afrova te dera kryesore, një djalë rreth të 30- tave, i cili dukej se ishte roja ma hapi derën. E pyeta nëse ishte drejtori apo zvëndësi në zyrë.

‘Po lart është, hajde të tregoj zyrën’- më tha tek ecte para meje shkallëve të drurit. Unë isha 19 vjeçe, sapo kisha nis punën si gazetare. Bënte ftohtë, kishte borë dhe kisha veshur një xhaketë me kapele ngjitur me kapëse. Sapo u ngjita në katin e dytë, kur u afrova tek zyra e drejtorit pashë që nuk ishte askush.

Pse më rrejte?- iu drejtova me zë të lartë tek frikohesha sepse pashë që shkolla ishte pa njeri. Ai më tërhoqi për kapele të xhaketës për të më mbështetur për muri, e shtyva me sa fuqi kisha, e për fatin tim të mirë kapelja u shkëput nga xhaketa e i mbeti në dorë…Mbaj mend sikur sot, vrapin që bëra shkallëve të vjetra të drurit dhe frikën që më kaploi. Derisa afrohesha tek dera kryesore më kapi paniku, kisha frikë nëse dera do të ishte e mbyllur, në fakt ishte e mbyllur me grep. Arrita të dal, shkova në redaksi, redaktori Virtyt Gacaferiv më tha që rasti duhet të lajmërohet në organet e sigurisë, erdhi me mua në polici ku dhashë deklaratën  në detaje. Disa javë më vonë më thirrën nga gjykata. ‘Personi, i cili iu ka ngacmuar është me të metë psiqike, është mirë me e fal, do ta largojmë nga shkolla.’- më tha gjykatësja. Kush e di se ç’ka ndodhur me vajza të tjera në atë shkollë. Njerëzit me problem psiqike, maniak ka kudo, por janë organet e sigurisë dhe institucione të tjera që duhet të trajtojnë këto raste. Në Kosovë po merremi me policinë e mësuesin kriminal, të presim a kanë me e marrë dënimin e merituar!”

L.K/Dosja.al

Shto Koment