Politike

Zgjedhja e kreut të AMA, PD: Po zgjidhet një mercenar i Ramës e Veliajt (VD)

Sipas ish-deputetes së PD, të katërt aplikantët për kreun e AMA janë vartës të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, të paguar prej tyre si fjalim shkrues në Partinë Socialiste apo si këshilltarë në disa ministri
Featured image of article: Zgjedhja e kreut të AMA, PD: Po zgjidhet një mercenar i Ramës e Veliajt (VD) Albana Vokshi, ish-deputete e PD

TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-deputetes, Albana Vokshi ka hedhur sot akzua kundër Kryeministrit Edi Rama dhe shprehet se po merr nën kontroll të plotë një tjetër organ të pavarur. Sipas Vokshit, në krye të Autoritetit të Mediave Audiovizive po emërohet një mercenar partiak që ky institucion po politizohet plotësisht dhe projektuar nga Rama si gjykatë politike për ndëshkimin e gazetarëve dhe mbylljen e portaleve.

Po ashtu sipas ish-deputetes së PD, të katërt aplikantët për kreun e AMA janë vartës të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, të paguar prej tyre si fjalim shkrues në Partinë Socialiste apo si këshilltarë në disa ministri. Të katërt kanë marrë pjesë në shtabet elektorale të Partisë Socialiste prej shumë vitesh.

DEKLARATA E PLOTË

Edi Rama është faktuar si armiku numër një i fjalës së lirë dhe i gazetarëve. Asnjë ditë të tij në qeverisje nuk ka reshtur sulmet direkte ndaj mediave dhe gazetarëve profesionistë. Për asnjë moment nuk ka ndalur përpjekjet për të kapur çdo instrument që çon në kontrollin apo shantazhimin e medias. Në kohën që Komisioni i Venecias ndodhet në Shqipëri për të mbledhur fakte mbi dy ligjet e censurës mediatike që kërkojnë të vendosin nën diktat edhe mediat online, Edi Rama po kërkon të vërë nën kontroll të plotë edhe institucionin tjetër kyç në zbatimin e ligjeve të censurës, Autoritetin e Mediave Audiovizive. Përmes një procedure korruptive, Edi Rama po emëron në krye të AMA-s rrogëtarët e zyrës së tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ligji përcakton si kriter të parë depolitizimin, jopartishmërinë e kandidatëve. Por të katërt aplikantët janë vartës të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, të paguar prej tyre si fjalim shkrues në Partinë Socialiste apo si këshilltarë në disa ministri. Të katërt kanë marrë pjesë në shtabet elektorale të Partisë Socialiste prej shumë vitesh. Maklen Misha, mercenar i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, synon të zërë vendin e lënë bosh nga i ati dhe të marrë drejtimin e AMA-s. Edhe 3 mercenarët e tjerë të rilindjes po përpiqen të zbatojnë moton shtet shkatërruese të shefit të tyre, kap ça t ‘kapësh, duke patur në shënjestër kapjen totale të institucionit që kontrollon median. Këto kandidime partiake synojnë marrjen e kontrollit të plotë prej Edi Ramës të Autoritetit të Medias Audiovizive, e projektuar si gjykatë politike për ndëshkimin e gazetarëve dhe mbylljen e portaleve. Edi Rama e ka jetike kapjen e mediave, sulmin dhe shantazhimin ndaj tyre, në mënyrë që gazetarët te heshtin për skandalet e përditshme të qeverisë së tij.

Edi Rama e ka jetike që mediat të mos publikojnë lidhjet e qeverisë së tij me krimin. E ka jetike që media të mos bëjë transparencë të koncesioneve dhe tenderave korruptive. Edi Ramës i duhet që gazetarët të mbyllin gojën, të mbyllin sytë dhe veshët për të mos treguar se ai është një kryeministër i korruptuar, i kriminalizuar dhe i dështuar. Duke i fyer gazetarët profesionistë, siç ndodhi mbrëmë në mënyrë të përsëritur dhe të dënueshme, duke u bërë presion pronarëve të mediave, duke emëruar mercenarët e tij në krye të AMA-s, Edi Rama e ka më të lehtë vendosjen e regjimit të ri policor, ku qytetarët përgjohen nga policia pa vendim gjykate, vota e tyre vidhet nga ortakëria mes pushtetit dhe krimit, pasuria u grabitet dhe taksat u plaçkiten për të pasuruar kryeministrin dhe bandën e tij të kriminelëve dhe oligarkëve. Përsa kohë Edi Rama do të vazhdojë të jetë në drejtimin e vendit, media është në rrezik, të drejtat e qytetarëve janë në rrezik, vendi është në rrezik!

Për këtë çëshjte një reagim ka ardhur dhe nga ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili shkruante dje në Facebook dhe hidhte akuza kundër Ramës për zgjedhjen e Maklen Mishës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment