Aktualitet

Albana Fico: Ka rënë numri i viktimave dhe i shtrimeve në spitale, bashkitë e prekura kanë shkuar në 40

VIDEO
Fico tha se deri dje janë kryer 21 mijë e 536 vaksina dhe numri ka arritur në total në 100 mijë. Që prej fillimit të fushatës janë janë kryer në total 119 mijë e 321 vaksinime.
Featured image of article: Albana Fico: Ka rënë numri i viktimave dhe i shtrimeve në spitale, bashkitë e prekura kanë shkuar në 40 Albana Fico

TIRANË– Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi se ka rënë numri i të infektuarv në vend, numri i të shtruavre në spitale dhe numri i të intubuarve, por sërish mbetet një situatë delikate.

Fico tha se deri dje janë kryer 21 mijë e 536 vaksina dhe numri ka arritur në total në 100 mijë. Që prej fillimit të fushatës janë janë kryer në total 119 mijë e 321 vaksinime.


Pjesë nga biseda:

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Mira Rakacolli: Situata në vend paraqitet e stabilizuar me një tendencë të lehtë, por përsëri mbetet delilate. Fico ju lutem.

Albana Fico: Është bërë një ritual vlerësimi i masave. Sot do të shqyrtojmë periudhën nga 17-30 mars. Incidence dy javore ka pësuar një zbritje. Mesatarja gjithashtu. Totali i rasteve aktive ka pësuar zbritje gjithashtu. Ne akoma nuk jemi të kënaqur sepse për të gjithë ata që ndjekin nga afër situatën, objektivi është të shkojmë shumë më poshtë. Numri i bashkive të prekura ka pësuar rritje, e cila ka shkuar në 40. Mesatarja e shtrimeve në spitale ka pësuar ulje. Numri i të intubuarve ka pësuar ulje. Një numër më i pakët është ai i vdekjeve. Kjo situatë në krahasim me atë çfarë ne vlersuam herës së kaluar, ka disa ndryshime që mund të jenë të vogla, por në tërësinë e vet, ne mendojmë se mbetet një situatë me numra të kontrolluar, por sërish delikate. Ne kemi një shkak për tu ndjerë më mirë, atë të nisjes së vaksinimit masiv. Deri dje janë kryer 21 mijë e 536 vaksina dhe numri ka arritur në total në 100 mijë. Që prej fillimit të fushatës janë janë kryer në total 119 mijë e 321 vaksinime.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Albana Fico: Ka rënë numri i viktimave dhe i shtrimeve në spitale, bashkitë e prekura kanë shkuar në 40

  1. Kara ka ra se fushata nuk pyet per asgje …o shkerdho …

Shto Koment