
Përditësuar:
TIRANE – Trajneri i përfaqësueses U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi, më së fundi ka fituar betejën me virusin Covid-19. Pasditen e sotme, ai ka marrë përgjigjen, ku pas testimit të radhës tamponi i tij ka rezultuar negativ, duke treguar se infektimi i tij me koronavirus, tashmë i përket një të kaluare që vetëm do të tregohet.
Trajneri Alban Bushi rezultoi i infektuar me Covid-19, në prag të ndeshjes ndaj Kosovës U-21, çka e pengoi atë të drejtonte përfaqësuesen U-21 për eliminatoret e Europianit dhe për disa ditë u vet-karantinua. Ai u zëvendësua në këtë ndeshje, por edhe në atë ndaj Anglisë në ishull, nga trajneri Xhemal Mustedanagiç.
B.T (Dosja.al)