Showbiz

Përfliten për lidhje, por Albi dhe Alba paskan një problem të madh! Llaqi Nako qenka kundra

Llaqi Nako është shprehur se në dëshirën e tij është që Albi të mos përfundojë me një balerinë.
Featured image of article: Përfliten për lidhje, por Albi dhe Alba paskan një problem të madh! Llaqi Nako qenka kundra Balerinët, Llaqi Nako, Albi Nako dhe Alba Hoxha.

TIRANË– Albi Nako duhet të flasë me babain e tij, për t’i mbushur mendjen për partneren e tij, balerinë. Siç edhe është përfolur prej kohësh, Albi Nako dyshohet për një lidhje dashurie me balerinën, Alba Hoxha. Por, Llaqi Nako nuk e dashka nusen balerinë!

Duke qenë se Albi edhe ish-partneren e tij e ka pasur balerinë, Klaudia Pepën, fëmijët nuk kanë lënë pa e pyetur dhe për ‘nusen e ardhshme’ të djalit, Llaqi Nakon, por ja si është shprehur ai:

“Se çfarë profesioni do të ketë nusja e Albit, atë e di Albi, por unë do të thosha vetëm balerinë jo…” .

(R.L/Dosja.al)

 

Shto Koment