Virale

Alarmoi gjithë rrjetin, vërtetohet PROFECIA e gazetarit, Lulzim Bashës i prishet shtëpia nga tërmeti, prej muajsh ‘endet’ rrugëve me qira

Pas saktësisë në parashikimin e tij, qindra demokratë presin me ankth parashikimin e radhës së gazetarit për liderin e tyre. 
Featured image of article: Alarmoi gjithë rrjetin, vërtetohet PROFECIA e gazetarit, Lulzim Bashës i prishet shtëpia nga tërmeti, prej muajsh ‘endet’ rrugëve me qira Lulzim Basha

TIRANË– Disa kohë më parë vendi ynë u trondit nga një tërmet 5.8 ballësh, i cili tmerroi të madh e të vogël e që shkaktoi jo pak dëme materiale.

I vetmi që gjeti kohë për pak shaka ishte gazetari i kronikës Elton Qyno, i cili me batutën e tij të kripur alarmoi shumë gazetarë dhe akoma më shumë simpatizantë të PD-së. 

Qyno shkruante se tërmeti kishte shembur edhe shtesën pa leje që përflitet prej shumë kohësh në media se ka bërë kryedemokrati Lulzim Basha, në pallatin ku banon pranë Liqenit të Tiranës.

“Zyrtare e konfirmuar. Tërmeti ka prishur shtesën pa leje tek shtëpia e Lulzim Bashës. Atë që nuk ia bëri dot Erion Veliaj, ja bëri tërmeti sot Bashës…”-shkruante gazetari.

U desh që të kalonte pak kohë dhe shakaja e tij të rezulonte e vërtetë e pranuar nga vetë zyra e shtypit të PD-së.

Pas lajmit të Dritare.net, se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka blerë një vilë të re në “Long Hill”, menjëherë ka reaguar zyra e shtypit.

Sipas reagimit të PD, thuhet se Basha në atë zonë ka marrë një shtëpi me qera, pasi banesa e tij tek pallati ngjitur me stadiumin është dëmtuar nga tërmeti.

Në disa media është shpërndarë një dezinformim i qëllimshëm lidhur me banesën e kryetarit të PD Lulzim Basha. Pas disa dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, banesa e zotit Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme. Për këtë arsye zoti Basha dhe familja e tij janë zhvendosur përkohësisht në një banesë me qera, që nuk ka asnjë lidhje me fotot e rreme të shpërndara nga disa portale të kontrolluara nga qeveria. Banesa me qera e familjes së zotit Basha jo vetëm nuk ka pishinë, por është më e vogël sesa banesa e tij në rindërtim. Gjithçka tjetër është trillim i sponsorizuar nga qeveria”, është ky reagimi i PD.

Reagim që konfirmon se banesa e Bashës në katin e 11-të ka pësuar dëmtime të mëdha përderisa kanë më shumë se një muaj jashtë banesës së tyre. 

Pas saktësisë në parashikimin e tij, qindra demokratë presin me ankth parashikimin e radhës së gazetarit për liderin e tyre.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment