Bota

Alarmohet Turqia/ Në muajin e shenjtë të Ramazanit nga minarja e xhamisë dëgjohet kënga ‘Bella Ciao” në vend të lutjes se hoxhës

Sipas një video të publikuar nga mediat vendase dëgjohet se nga minarja e xhamisë në vend të lutjes së hoxhës u dëgjua kënga e serialit të famshëm spanjoll “La casa de papel”, Bella Ciao.
Featured image of article: Alarmohet Turqia/ Në muajin e shenjtë të Ramazanit nga minarja e xhamisë dëgjohet kënga ‘Bella Ciao” në vend të lutjes se hoxhës Xhamia dhe La Casa de Papel

TURQI– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një xhami në qytetin e Izmirit, në Turqi gjatë lutjeve për muajin e shenjtë të Ramazanit. Sipas një video të publikuar nga mediat vendase dëgjohet se nga minarja e xhamisë në vend të lutjes së hoxhës u dëgjua kënga e serialit të famshëm spanjoll “La casa de papel”, Bella Ciao.

Kjo i ka shqetësuar të gjithë banorët ndërkohë autoritetet kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme.  Zyra vendore për punët fetare ka denoncuar rastin si sabotim, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të thelluar, ndërsa autoritetet vendase janë shprehur se kjo është një ofendim për fenë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vido tashmë po bën xhiron e rrjetit ku dhe ka hapur debate tepërta si dhe nuk kanë munguar komentet.


(A.K.dosja.al)

Shto Koment