Rajoni

Alarmi para zgjedhjeve, Isa Krasniqi: Më shumë votues se banorë në Kosovë

Kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi ka ngritur alarmin mbi numrin e lartë të banorëve me të drejtë vote që bie në kundërshtin me numrin e vërtetë të banorëve në Kosovë.
Featured image of article: Alarmi para zgjedhjeve, Isa Krasniqi: Më shumë votues se banorë në Kosovë Isa Krasniqi

PRISHTINË- Kosova është në prag zgjedhjesh, por është vënë re që në listën e votuesve të KQZ-së, numri i banorëve që kanë të drejtën e votës është shumë herë më i madh se numri i banorëve të Kosovës.

Ndërkohë ky detaj mjaftë i rëndësishëm për zhvillimin pa problem të zgjedhjeve, ka habitur edhe Kryeshefin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqin.

Në një intervistë, për “KosovaPress”, Krasniqi ka deklaruar se sipas raportit të vitit 2018, Kosova ka një popullsi prej 1 milionë e 795 mijë banorë. Gjithsesi duke llogaritur edhe shtetasit në diasporë, ky numër nuk përkon me numrin e banorëve me të drejtë vote.

Ky rast ka alarmuar tej mase Kryeshefin e ASK-së, Isa Krasniqi për këtë mospërputhje mes numrit të banorëve  me të drejtë vote, dhe atyre të vërtetë.

Ai ka thënë se numri i banorëve në Kosovë po bie gjithmonë e më shumë si shkak i uljes së lindshmërisë, vdekshmërisë dhe emigrimit masiv.

A.C/Dosja.al

Shto Koment