Sociale

Alarm për ujin e pijshëm në Kurbin, banorët konsumojnë nga burimi i hapur për kafshët, ekspertët: E rrezikshme

Një tjetër burim i hapur në Mamurras rezultoi i papijshëm dhe kësisoj kafshët e ushtrisë austriake filluan të paralizoheshin nga konsumimi i ujit, dhe kështu ata menduar të kërkonin një tjetër burim.
Featured image of article: Alarm për ujin e pijshëm në Kurbin, banorët konsumojnë nga burimi i hapur për kafshët, ekspertët: E rrezikshme Banorët e fshatrave të Kurbinit duke mbushur ujë

KURBIN- Mbase është e pabesueshme, por banorë të tre fshatrave në Kurbin konsumojnë uji nga burimi i hapur për kafshët. Këtë e tregojnë disa banorë nga Fshati Katund i Ri, nga burimi i hapur që nga viti 1914, që sipas tyre ushtria austriake mundësoi burimin në thellësi prej afro 20 metra dhe ky uji do të shërbente për kafshët dhe konkretisht për kuajt e ushtrisë.

Një tjetër burim i hapur në Mamurras rezultoi i papijshëm dhe kësisoj kafshët e ushtrisë austriake filluan të paralizoheshin nga konsumimi i ujit, dhe kështu ata menduar të kërkonin një tjetër burim. Pranë kodrave të kësaj zone të pyllëzuar zbuluan si të përshtatshme, ndaj ata arritën të nxirrnin ujin e duhur, por për kafshët e tyre.

Pas vitit 1954 kjo zonë nisi të banohej nga të ardhurit, sidomos nga Malësia e Dukagjinit dhe Ulza me qëllim të shpyllëzonin këtë zonë dhe më pas kjo u popullua nga të ardhurit, dhe më pas ndërtuan shtëpitë e tyre dhe fshati u pagëzua me emrin Katundi i Ri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi ndodhej në kodrat e fshatit dhe uji ishte i rrjedhshëm, dhe nisën të konsumonin pikërisht ujin e hapur nga ushtira austriake. Prej vitesh ky burim do të shërbente dhe për banorët e një lagjeje të Mamurrasit dhe fshatit Gjorëm fqinje me Katundin e Ri. Prej disa vitesh burimi filloj të shterohej, ndërsa disa banorë investuan për risjelljen e ujit, ndonëse kërkonin investime nga vendorët, por ende burimi nuk ka rrjedhje të mjaftueshme të ujit, por konsumohet nga banorët si uji i preferuar, fatkeqësisht burimi është drejt shterimit të plotë.

Vargu i gjatë i radhës vijon dhe gjatë natës për të siguruar ujin e pijshëm në burimin e hapur enkas për kafshët që nga viti 1914, ndërsa banorët presin të investohet pikërisht pranë këtij burimi në fshatin Katund i Ri në Kurbin. Sipas banorëve analizat laboratorike kanë rezultuar se uji i këtij burimi nuk duhet të konsumohet.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment