Aktualitet

ALARM në zyrat e Ballshit, gruas i bie të fikët teksa pret në radhë për kartë identiteti, qytetarët: Ujë, ujë…po shtypemi (VD)

Në sfond dëgjohen zërat e qytetarëve të cilët kërkojnë ujë për të qetësuar gruan që po I binte të fikët.
Featured image of article: ALARM në zyrat e Ballshit, gruas i bie të fikët teksa pret në radhë për kartë identiteti, qytetarët: Ujë, ujë…po shtypemi (VD) Gruaja qe i ra te fiket

FIER– Një gruaje i ka rënë të fikët teksa priste në radhe për kartën e identitetit në zyrat e Ballshit. Në videon e dërguar nga një qytetarë në redaksinë e “joq”, shihet se si gruaja mbështetet në mur dhe gati rrëzohet.

Në sfond dëgjohen zërat e qytetarëve të cilët kërkojnë ujë për të qetësuar gruan që po I binte të fikët.

Personi që ka dërguar video shkruan për redaksinë e “JOQ” se qytetarët po shtypen pasi ën Ballsh punohet me një sportel. Ndër të tjera shpjegohet edhe raha e gjatë që krijohet dhe për shkak të hapësirës së vogël krijohen këto problematika.

Pershendetje joq! Ja cfar ndodh ne qytetin e ballshit per te aplikuar per kartat e identitetit..njerzit po shtypen me njeri-tjetrin sepse nuk ekziston radha. Ja dhe Njerzve po ju bie te fiket. Video esht bere sot ne megjes ne zyrat ku behet aplikimi per kartat e identitetit. Eshte 1 zyre e vetme dhe e gjith mallakastra aty aplikon ne nje zyre te vetme. Flm,”- shkruhet në mesazh.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment