Rajoni

Alarm në Prishtinë, grabitësit shpërthejnë bankomatin me tritol, qëllojnë me armë zjarri drejt rojes

FOTO
Sipas njoftimit zyrtar, disa persona, ende të paidentifikuar kanë shpërthyer me tritol bankomatin për ta vjedhur. Ata kanë marrë paratë, por pasi kanë parë reagimin e rojes, i cili ka tentuar të lajmëroje autoritetet, kanë qëlluar dhe me armë zjarri.
Featured image of article: Alarm në Prishtinë, grabitësit shpërthejnë bankomatin me tritol, qëllojnë me armë zjarri drejt rojes Foto nga vendngjarja

KOSOVË– Një bankomat i një filiali banke në Prishtinë është grabitur më dhunë. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas njoftimit zyrtar, disa persona, ende të paidentifikuar kanë shpërthyer me tritol bankomatin për ta vjedhur. Ata kanë marrë paratë, por pasi kanë parë reagimin e rojes, i cili ka tentuar të lajmërojë autoritetet, kanë qëlluar dhe me armë zjarri.

Foto nga vendngjarja

Për fat të mirë, plumbat nuk kanë kaour asnjë person, duke mos shkaktuar dëme. Rruga “B” aktualisht është bllokuar për momentin duke shkaktuar edhe rradhë të gjata trafiku në zonë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk raportohet për persona të lënduar. Derisa ekzaminimi po vazhdon në vendngjarje, hetuesit policorë janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment