
ITALI– Italia pritet që të përfshihet nga moti i keq këtë të dielë. Sipas mediave italiane, vendi fqinjë pritet të pushtohet nga shiu, bora dhe stuhi të forta në Toscanë, Liguria, Lombardi, Veneto, provincat e Trentos dhe Bolzano.
Sipas parashikimit, reshjet do të marrin trajtën e dëborës në mbi 800-1000 metra lartësi nga niveli i detit. Njoftohet po ashtu se kryesisht priten reshje të shumta shiu, shtrëngata dhe erëra të forta.
🌧️💨 Piogge, neve e venti fino a burrasca da Nord a Sud
🔔🔴 #allertaROSSA, il #6dicembre, in Veneto, Friuli Venezia Giulia e Provincia Autonoma di Bolzano
🔔🟠 #allertaARANCIONE in 12 Regioni
🔎Leggi l’avviso meteo del #5dicembre 👉 https://t.co/cnx23O8Rdx #protezionecivile pic.twitter.com/pYJNGNAfP8— Dipartimento Protezione Civile (@DPCgov) December 5, 2020
Nga moti i keq në Itali, pritet të përfshihet edhe vendi ynë duke nisur nga e hëna, ndërsa java pritet të karakterizohet nga reshje të dendura shiu në pjesën jug-perëndimore të vendit.
(k.m.dosja.al)