Politike

‘Alabakë, çfarë e di veten ti?”/ Alfred Lela sherr me Halit Valterin, analisti: E di veten deputet? (VD)

Debat i ashpër mes Alfreed Lelës dhe Halit Valterit tek Komisioni i Medias.

Tiranë- Debate të shumta ka pasur sot në Komisionin e Medias, ku u diskutua për “Paketën Anti-shpifje”. Një debat të ashpër ka pasur mes deputetit Halit Valterit dhe Alfred Lelës.

Ky i fundit gjatë debatit është shprehur ndaj Valterit: E veten deputet? Ndërsa Valteri nuk ka hezituar ta quajë alabak.

Debati: 

Lela: A mbarove zotri, mbarove, sikur je tapë mo burrë i dheut, i ke sytë… (nuk dihet se për kë e kishte analisti këtë, për Valterin apo deputet tjetër në sallë)

Dhimitri: O Milva ju po zhvilloi kështu seancën, po i ofendoi pra ata, po i censuroni…

Valteri: Asnjë deputeti të Republikës së Shqipërisë ju nuk i drejtoheni dot, a je tapë apo jo ….. Për çfarë ke ardhur për të dhënë logari t’i këtu ?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lela: E di veten deputet?

Valteri: Po ti çfarë e di vet, copa alabakësh…

Ditën e sotme ka pasur debate tek  Komisioni i Medias për paketën Anti Shpifje. Mark Marku ka deklaruar se ky projektligjet duhet të ndalohen pasi cënojnë lirinë e medias. Ai pati nujë sherr me Kumbaron, pasi e quajti njeri pa etikë dhe integrimet. Ish-ministrja braktisi mbledhjen.

J.V/Dosja.al

Shto Koment