Aktualitet

Akuzohet për 3.5 mln euro borxh në Turqi/ Sinan Idrizi: Shitblerja nuk u realizua për shkak të mungesës së financimit

Sinan Idrizi ka deklaruar se blerja e kompanisë së naftës "GFI Albania" nuk u realizuar për shkak të mungesës së financimit.
Featured image of article: Akuzohet për 3.5 mln euro borxh në Turqi/ Sinan Idrizi: Shitblerja nuk u realizua për shkak të mungesës së financimit
Përditësuar:

Tiranë- Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, i cili është gjithashtu njëri nga aksionerët e kompanisë “Air Albania” ka deklaruar se shitblerja e kompanisë së naftës GFI Albania nuk u realizuar për shkak të mungesës së financimit.

“Shitblerja nuk u realizuar për shkak të mungesës së financimit. Aksionet ndryshojnë dhe shiten sipas kërkesave të aksionerëve. Nëse në këtë mes kam mashtruar le të ndëshkohem.”, shprehet Sinana Idrizi në Fax News. 

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak ditë më parë media turke Hurriet, raportoi se biznesmeni Adnan Polat ka hedhur në gjyq Sinan Idrizin. Shkak për padinë është bëtë një shumë prej 3.5 milion eurosh që turku i ka dhënë Idrizit në formë sigurie, për blerjen e kompanisë së naftës GFI Albania. Menjëherë pati një reagim nga Idrizi, i cili u shpreh se lajmi ishte i sponsorizuar nga mediat turke dhe se ai ka bërë padinë e tij. Idrizi do të përballet në gjykatën e Stambollit.

J.V/Dosja.al

Shto Koment