Politike

Akuzuan opozitën për dhunë gjatë protestës, nuk përmbahet Dashamir Shehi: Është qen bir qeni…

Dashamir Shehi nuk është përmbajtur ndaj akuzës se opozita e bashkuar kishte ushtruat dhunë gjatë protestës para kryeministrisë dhe Kuvendit.
Featured image of article: Akuzuan opozitën për dhunë gjatë protestës, nuk përmbahet Dashamir Shehi: Është qen bir qeni… Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi

TIRANË- Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në ‘Mbrëmje në ABC Neës’ me gazetaren Mirela Milori ka reaguar ashpër ndaj akuzës për dhunë nga opozita gjatë protestës.

Shehi u shpreh se protesta i ishte dukur shumë mirë dhe se kryeministri Rama do të largohej shumë shpejt nga posti i tij. Por teksa u kundërshtua nga drejtuesja e emisionit, ish-deputeti përdori fjalor të ashpër për të gjithë akuzuesit për dhunë.

Debati i plotë në studio:

Shehi:Kjo protestë mu duk më e mirë se të tjerat. Kishte dukshëm më shumë se herët e tjera pjesëmarrje, ishte më e madhe se ajo që u zhvillua një muaj më parë. Kjo është arritja e parë. Nuk më shqetëson ideja se sot s’ka ikur zoti Rama sepse nëse i trembet protestës që do vijë duke u shtuar, situata do vijë duke u rënduar, mos sot, nesër do ikë patjetër. Strategjia jonë është largimi i Ramës, të bëjmë një qeveri tranzitore, sigurisht të bëjmë edhe disa reforma të mëdha, si ajo Zgjedhore, si dhe të pastrojë ambientin politik. Fatmirësisht, duke zhgënjyer shumë, mes tyre edhe ndërkombëtarët, situatë kaq të paqme s’ka patur ndonjëherë. Kush thotë që ka pasë dhunë, është një qen bir qeni që e meriton dhunën në lule të ballit, që ta kuptojë se çfarë është dhuna e vërtetë”, tha Shehi me tone të ashpra.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gazetarja Mirela Milori: Shumë i ashpër.

Shehi: A ka turp më të madh? Çfarë dhune kishte sot, apo herës tjetër se u dogj një gomë para parlamentit. Unë s’kam parë ndonjë dhunë. Sot zoti Basha me idenë e rrethimit të institucioneve zhgënjeu të gjithë ata që prisnin dhunë nga opozita. Kush thotë sot se bëhet dhunë është një qen bir qeni që e meriton dhunën në lule të ballit”.

Opozita ka zhvilluar dje për rreth 4 orë protestën e saj kundër qeverisë Rama. Bashkë me protestuesit, ata kanë marshuar tre herë rreth Kryeministrisë, e më pas kanë kaluar tek Kuvendi i Shqipërisë ku në përpjekje për të hyrë në godinë, janë përplasur me Policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndarë. Më pas kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe turma e protestuesve kanë shkuar në mënyrë simbolike tek memoriali i ‘heroit të demokracisë” Azem Hajdari, për ta mbyllur protestën me një fjalim para selisë blu. Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, mes tyre edhe policë, ndërkohë gjatë protestës Meta dhe Ambasada Britanike bënë thirrje për qetësi, ndërsa Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës.

Shto Koment