Politike

Akuzoi Ramën se ka përuruar dy herë fermën e vëllait të kryebashkiakut të Divjakës: Braçe i përgjigjet Bashës: Më 30 maj ishte në “fundjavë luksi”Paris

Zv. kryeministri Erjon Braçe, ka përgënjeshtruar kreun e PD, Lulzim Basha, duke thënëse Rama më 30 maj ka qenë në Paris.
Featured image of article: Akuzoi Ramën se ka përuruar dy herë fermën e vëllait të kryebashkiakut të Divjakës: Braçe i përgjigjet Bashës: Më 30 maj ishte në “fundjavë luksi”Paris Edi Rama, Erjon Braçe dhe Lulzim Basha

TIRANË -Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me akuzat e kreut të PD, Lulzim Basha ndaj kryeministrit Edi Rama, se ka përuruar dy herë fermën e vëllait të kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi. Në një postim në Instagram, Braçe shkruan, se Basha gënjen, pasi më 30 maj 2020, Rama nuk ka qenë tek ferma e Arben Kokoneshit, por në Paris, për fundjavë luksi, siç e ka akuzuar PD.

Braçe shton më tej, se Arben Kokoneshi e ka pasur fermën përpara se vëllai të bëhet kryetar bashkie, ndërsa thotë se së bashku me djalin dhe gruan, kanë më shumë orë pune në vit, sesa e gjithë jeta në punë e Bashës.

Postimi i plotë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LYLZIM, TI QE SKE BERE KURRE NJE PUNE, PSE I URREN DJEMTE E RINJ QE PUNOJNE? Shikoni, qe Lylzim Basha eshte nje MASHTRUES i neveritshem, nuk eshte e re! Por qe ka ngritur nje FABRIKE te tere, per te cilen paguan shume, per te genjyer, bere film genjeshtrat, perhapur genjeshtrat, kjo eshte kriminale! EDHE ME KRIMINALE ESHTE QE GENJESHTRAT E TIJ, JANE NE FUNKSION TE POLITIKES SE URREJTJES NDAJ TE RINJVE QE PUNOJNE-NUK I PERPUTHEN ME PROPAGANDEN E TIJ! Urdheroni, djali ne video eshte Andi Kokoneshi, mbaroi universitetin Bujqesor, nuk iku jashte, nuk ndenji as ne Tirane, u kthye ne #Divjake dhe merret me lopet! E kuptoni diferencen? Lylzimi per te bere shkollen shkoi jashte, e mbaroi dhe u kthye te behej minister! Andi e beri shkollen ketu edhe pse me letra amerikane, mbaroi shkollen dhe punon me lopet! Babai i tij Arben Kokoneshi, u kthye nga Amerika dhe cdo kursim e investoi tek lopet; Arbeni ka lindur para Fredi Kokoneshit si njeri, si bujk e blegtor, pra e ka fermen para se Fredi Kokoneshi te behej kryetar bashkie. Te tre bashke-Beni, zonja e Andi, punojne 17 ore ne dite; Ne nje vit, kane ore pune me shume se sa gjithe jeta ne pune e Lylzim Bashes. Aaaa po, kane perfituar nga fondet e qeverive, te gjithave, perfshi qeverite Berisha! Fredi ja mori leket Berisheve per kusherinjte? Jo or qyq jo! Puna e nderi i tyre! E dyta, Edi Rama nuk ka qene ne 30 maj 2020 ne Divjake tek ferma e Benit e Andit! Ishte ne “fundjave luksi” ne Paris!!!! Me 26 MAJ, Edi Rama ka qene tek ferma e Ndin Ndonit-ish kandidat per deputet i PD, mbeshtetur nga bashkia Divjake me lejet e duhura dhe AZHBR me 50% te lekeve, sic per te gjithe, njesoj.

Gjatë ditës së sotme, Basha akuzoi Ramën, se ka përuruar dy herë fermën e vëllait të kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshit. Gjithashtu kreu i PD tha se subvencionet në bujqësi i përfitojnë vetëm klientët e Edi Ramës.

(g.sh./dosja.al)

Një Koment në “Akuzoi Ramën se ka përuruar dy herë fermën e vëllait të kryebashkiakut të Divjakës: Braçe i përgjigjet Bashës: Më 30 maj ishte në “fundjavë luksi”Paris

  1. Me kujtohet kur isha student qe nje grup çunash e therrisnin gjimone "pise" kete kllounin sa here kalonte para nje lokali qe emertohej* terminal* ne ate kohe. Dhe kjo vraponte si minjte tu shmangej.

Shto Koment