Bota

Akuzoi epidemiologun britanik për mashtrim mbi Covid-19, djali i ri e pëson nga e ëma, i rrëmbën Playstation-in

The Guardian shkruan se 15-vjeçari e ka quajtur Whitty gënjeshtar teksa ai po blinte ushqim.
Featured image of article: Akuzoi epidemiologun britanik për mashtrim mbi Covid-19, djali i ri e pëson nga e ëma, i rrëmbën Playstation-in Foto Ilustruese

ANGLI- Një i ri anglez është dënuar nga nëna e tij për shkak të akuzimeve që ai i bëri epidemiologut Chris Whitty për Covid-19. The Guardian shkruan se 15-vjeçari e ka quajtur Whitty gënjeshtar teksa ai po blinte ushqim.

“Ju jeni një gënjeshtar. Ju gënjeni për çështjet Covid-19… ndaloni të gënjeni në televizor,” ka thënë ai.

Pas këtyre fjalëve adoleshenti ka filmuar vetën duke akuzuar dhe sulmuar Whitty për pandemine e Covid dhe e postoi këtë video në të gjitha rrjetet sociale. Kjo video e tij u postua më vonë në Twitter nga deputeti Konservator Matt Vickers, i cili e përshkroi sjelljen e djalit si “të tmerrshme”.

Nëna e djalit për ta dënuar mbi këto pretendime që ka bërë i ka kërkuar që të regjistrojë një video duke i kërkuar falje Whitty dhe i ka marrë gjënë që ai do më shumë, Playstation.

 “Unë u tmerrova kur pashë sa i vrazhdë ishte djali im me Z. Ëhitty. Kështu nuk e kam rritur dhe kjo nuk është sjellja që unë pres nga ai. Unë i kam marrë PlayStation, gjëja që ai e do më shumë”, tha ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që Whitty i pyetur nga mediat ka thënë se nuk mendonte se deklarata e atij 15-vjeçari do të merrej seriozisht

 “Unë nuk mendoja asgjë për të sinqerisht, isha shumë i befasuar që u mor nga media, si ndonjë gjë me rëndësi. Unë jam i sigurt se ai do të bëhet një qytetar model në kohën e duhur,” u shpreh ai.

Nëna e tij gjithashtu tha se deklarata e djalit të tij ishte një mesazh për Whitty që të kuptonte se çfarë po kalon ai dhe adoleshentët e tjerë në karantinë.

“Ai po përpiqej t’i jepte një mesazh Z. Whitty dhe ta bënte të kuptonte se çfarë po kalonte ai dhe të rinjtë e tjerë, por unë jam shumë e mërzitur dhe e zemëruar me të se si e bëri atë,” tha ajo.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Angli janë regjistruar 3,892,459 persona me Covid, ndërsa 110,250 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment